Këtë të mërkurë, në mes të pandemisë, Apple lançoi një version të ri të iPhone SE.
iPhone i ri duket fiks si iPhone 8 i vitit 2017, me një ekran 4,7 inç, një buton për Home dhe me hapje nëpërmjet shenjës së gishtit, me xham nga pas dhe një kamera.
Megjithatë, në brendësi ka gjithçka të njëjtë si iPhone 11.
Sipas nënkryetarit të marketingut të Apple, iPhone SE preferohet nga klientët sepse ka një kombimin unik të madhësisë, performancës së lartë dhe çmimit të përballueshëm.
iPhone vjen në treg me një çmim prej 399$, që do të thotë 300$ më lirë se iPhone 11.
iPhone SE ka një kamer të shkëlqyer 12 megapiksel, realizon portrete, ka efekte ndriçimi dhe kontroll të thellësisë, njësoj si iPhone 11.
Gjithashtu, ai mundëson realizimin e videove në rezolucionin 4K.
iPhone SE vjen në tre ngjyra, i zi, i bardhë dhe i kuq.
Gjithashtu, ai ofron memorie 64, 128 apo 256 GB.
Duke nisur nga e premtja, iPhone SE mund të porositet në faqen zyrtare të Apple, ndërsa transporti do të fillojë më 24 prill.
Një ofertë joshëse nga Arabia Saudite ka vënë në “mendime” të thella mbrojtësin kosovar të Napolit, Amir Rrahmani, i cili…
Real Madridi po kalon një transformim të thellë pas një sezoni pa trofe. Me mbërritjen e Xabi Alonsos për të…
Dashi Ju pret një ditë e mirë sa i takon dashurisë. Kjo do të thotë se nëse keni një histori…
Shqipëria nuk ishte në gjendje të merrte fitore në dy ndeshjet e qershorit në kuadër të Botërorit 2026. Konkretisht barazimi…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se qëllimet ushtarake të Rusisë përfshijnë marrjen nën kontroll të qytetit…
Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik.…