Real Madridi po kalon një transformim të thellë pas një sezoni pa trofe. Me mbërritjen e Xabi Alonsos për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, tani trajner i Brazilit, klubi ka zyrtarizuar edhe transferimet e Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen. Por ka edhe zëra për largime të mundshme, veçanërisht ai i Rodrygos.
Talenti brazilian, i cili mbërriti në Madrid në vitin 2019, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Premier Ligës, përfshirë Arsenalin, Chelsean dhe Manchester Cityn.
None found
Ndërsa shtypi spanjoll po raporton një takim të afërt midis Rodrygos dhe Alonsos për të diskutuar të ardhmen e tij, “The Athletic” në Angli shkruan se lojtari mund të jetë një përparësi për Mikel Artetën, trajnerin e “Topçinjve ”.
Pavarësisht një sezoni zhgënjyes me 14 gola dhe 10 asiste në 51 ndeshje, Rodrygo vazhdon të vlerësohet shumë, me një çmim tregu prej 90 milionë eurosh.
Me Vinicius dhe Kylian Mbappe që udhëheqin sulmin për Realin, e ardhmja e Rodrygos mund të jetë larg Spanjës.
Edhe pse ai do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, tregu i transferimeve të verës mund t’i sjellë surpriza.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror në luftën kundër…
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi pritet t’i prij sulmit të Fenerbahçes në ndeshjen e Championsit kundër Shakhtarit. Mediumet…
Nga OBRM-PDUKM thonë se janë siguruar 663 milionë euro për investime kapitale, rrugë dhe hekurudha."Për investime kapitale janë planifikuar 40,8…
Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka bërë thirrje për zbardhjen e vrasjeve politike, duke rikujtuar atentatin…
Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt për deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani, të cilës…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, vendi ka stabilitet të…