Twitter kërkoi nga punonjësit e tij të punojnë nga shtëpitë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një blog online, rrjeti social tha se është e detyrueshme që stafi në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punojë nga distanca.
None found
Kompania po ashtu tha se i “inkurajon fuqishëm” të 5,000 punëtorët e saj në të gjithë botën që të mos shkojnë në punë.
Firma ndaloi edhe udhëtimet jothelbësore të biznesit, transmeton Evropa e Lirë.
“Qëllimi ynë është të ulim mundësinë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 te ne dhe bota përreth nesh”, tha udhëheqësja e burimeve njerëzore në Twitter, Jennifer Christie.
Njoftimi vjen derisa numri i personave të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar 3,000, ndërsa sëmundja vazhdon të përhapet në Azi, SHBA, Evropë dhe Lindje të Mesme.
Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 100-të, e cila do të zhvillohet më 8…
Një zjarr i madh që ka përfshirë zonën pyjore pranë fshatit Miletinë në komunën e Bërvenicës, paraqet rrezik për përhapjen…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për rritjen e çmimeve të transportit ndërurban, që sipas tyre është një goditje e drejtpërdrejtë…
Nuk është gjithmonë shenjë ftohjeje apo distance: ndonjëherë partneri thjesht po kërkon rehati, freski dhe pak hapësirë për të fjetur…
Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator…
Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas…