Categories: maqedoni

ASH: Rritja e transportit rëndon qytetarët, ndërsa për votat e mërgimtarëve u sigurua udhëtim falas

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj shtrenjtimit të transportit ndërurban, duke e cilësuar këtë vendim si goditje të drejtpërdrejtë për studentët, punëtorët dhe familjet që po përballen çdo muaj me vështirësi më të mëdha për të përmbushur shpenzimet.

Të lidhura

None found

Sipas ASH-së, bileta në linjën Tetovë–Shkup është rritur nga 200 në 250 denarë për një drejtim, ose 25 për qind më shumë. Për rrjedhojë, udhëtimi vajtje-ardhje kushton tashmë 500 denarë. Ndërkohë, çmimi për linjën Kumanovë–Shkup ka shkuar nga 170 në 200 denarë për një drejtim.

Partia opozitare thotë se rritja ishte e paralajmëruar dhe se Qeveria nuk ndërhyri në kohë, ndonëse kishte në dispozicion disa masa për ta zbutur ndikimin e saj. Sipas saj, mund të ishin përdorur ulja e përkohshme e akcizës, reduktimi i TVSH-së për derivatet, subvencionimi i transportit apo instrumente të tjera fiskale.

“Derivatet shtrenjtohen, paralajmërohet rritja e kostove të transportit dhe qytetarët ngrenë alarmin, ndërsa pushteti qëndron në pritje. Vetëm pasi dëmi bëhet real, nisin arsyetimet dhe premtimet se çështja do të rishqyrtohet”, deklarojnë nga ASH, duke shtuar se sot qytetarët po paguajnë pasojat e kësaj neglizhence.

ASH e ka cilësuar veçanërisht problematik qëndrimin ndaj studentëve, pasi Ministrja e Arsimit ka deklaruar se subvencionimi i transportit për ta nuk është aktualisht prioritet. “Çfarë mund të jetë prioritet për këtë Qeveri, nëse nuk janë studentët, punëtorët dhe qytetarët në përgjithësi?”, shprehen nga partia.

Në reagim përmendet edhe Izet Mexhiti, për të cilin ASH thotë se ka mbi dy dekada në poste të larta shtetërore dhe duhet të japë përgjigje se çfarë ka bërë për të rinjtë dhe studentët. Sipas tyre, ai ka qenë tre mandate kryetar i Çairit që prej vitit 2005, më pas deputet, ndërsa në vitin 2024 mori detyrën e zëvendëskryeministrit të parë dhe të ministrit. Sot, vijon reagimi, ai është sërish kryetar i Çairit dhe një prej drejtuesve kryesorë të VLEN-it.

Partia thotë se një fakt e rrëzon propagandën e VLEN-it: në prill të vitit 2024, në faqen zyrtare të koalicionit promovohej organizimi i transportit falas nga Gjermania dhe Italia për mërgimtarët që do të udhëtonin drejt Maqedonisë së Veriut për ta mbështetur VLEN-in në zgjedhje.

“Për votën kishte transport falas, ndërsa studenti që shkon çdo mëngjes në fakultet nuk përfiton subvencion. Punëtori që niset herët dhe udhëton çdo ditë për të siguruar jetesën e familjes përballet me një biletë 25 për qind më të shtrenjtë. Kjo tregon prioritetet e vërteta të këtij pushteti”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Aleanca për Shqiptarët kërkon një shpjegim publik dhe transparent për rritjen e çmimeve, pezullimin e saj deri në përfundimin e një analize të plotë, si dhe masa konkrete për studentët dhe të punësuarit që varen nga transporti ndërurban, përfshirë subvencionimin e biletave.

“Qytetarët nuk janë bankomat i Qeverisë. Studentët nuk mund të përdoren vetëm për fotografi gjatë fushatave, ndërsa të rinjtë nuk mbahen në vend përmes sloganeve. Ata kanë nevojë për kushte për të studiuar, punuar dhe jetuar me dinjitet”, deklaron ASH.

Partia shton se, pas më shumë se dy dekadash në politikë, Izet Mexhiti dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund të kërkojnë më tepër kohë. “Kohë kanë pasur mjaftueshëm. Tani është momenti për të dhënë llogari para qytetarëve”, përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët.

të fundit

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

2 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

2 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

2 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

3 minutes ago

Bullgaria voton për presidentin e ri, Jotova përballë Gjurovit në zgjedhjet e dominuara nga çështja ruse dhe siguria në Detin e Zi

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

3 minutes ago

Everything in AKSHI’s hands, OECD: Albania has the region’s most centralized digital services model

Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…

3 minutes ago