Categories: Uncategorized

ALBtelecom ofron akses të mësimeve në distancë përmes platformës School Me

Në shtëpitë ku ka ALBtelecom, dija nuk ndalon edhe në ditët e izolimit.

Zhvillimet në përballimin e ditëve të vështira, të krijuara nga emergjenca e Covid-19 kanë ndryshuar mënyrën e përditshmërisë sonë dhe të bashkëveprimit me njëri-tjetrin. Kufizimet në aktivitetet tona ditore kanë shtuar domosdoshmërinë për të qëndruar të lidhur përmes teknologjisë. Sektori i arsimit po i përgjigjet ditëve të karantinës përmes mësimit online.

Dija është një prej shtyllave më të forta ku duhet investuar ndër breza. Prandaj ALBtelecom ka menduar që abonentëve të vet t’i ofrojë përmes platformës School Me mundësinë për të investuar falas në zhvillimin e njohurive për fëmijët e tyre, duke i angazhuar ata në mënyrë aktive në procesin e të mësuarit.

Në këtë mënyrë përveç kanalit televiziv RTSH shkolla, ALBtelecom ofron akses falas në platformën School Me, me programe didaktike për fëmijët që ndjekin ciklin 9-vjeçar.
Për çdo abonent ALBtelecom mënyra për t’u bërë pjesë e platformës së mësimit në distancë falas është fare e thjeshtë, përmes plotësimit të një formulari të shkurtër me të dhënat tuaja në www.albtelecom.al/kukasishtëpia dhe kjo funksionon në të gjitha pajisjet: smartphone, laptop, pc, tv.

ALBtelecom me një skuadër të dedikuar të shërbimit të klientit do verifikojë menjëherë çdo kërkesë dhe do t’ju mundësojë kodin tuaj unik për të aksesuar në platformën School Me, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundim të vitit shkollor. Gjithashtu, të gjithë abonentët ALBtelecom do mund të lundrojnë falas në platformë, duke mos shpenzuar internet ndërkohë që ndjekin mësimin online.

School Me sjell mësimet në formë audio-vizuale me imazhe dhe filma, pyetësorë, ushtrime, laboratorë, njohuri plotësuese, shënime si dhe mundëson forume për çdo temë mësimore. Në këtë mënyrë, qëndrimi në shtëpi nuk ju pengon të merrni mësimet e klasave tuaja dhe të jeni bashkëveprues njësoj si ishit në shkollë.

të fundit

Kodrat e Himarës prej 15 orësh në flakë/ Era përhap zjarrin, nis ndërhyrja nga ajri

Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…

21 minutes ago

Mbolli kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij (EMRI)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut Fier, Shërbimet e…

1 hour ago

Do të largohet nga Chelsea, por nuk e ka mendjen aty! Armando Broja publikon foton e papritur

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt…

1 hour ago

Rama: Peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës…

2 hours ago

Chelsea paralajmërohet në SHBA, ndeshja e radhës do të luhet nën temperatura ekstreme

Chelsea është paralajmëruar për temperatura ekstreme, teksa termometri në Filadelfia pritet të ngjitet ndjeshëm përpara ndeshjes së fundit në fazën…

2 hours ago

Publikohen pamje nga Dhoma e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë, ja si Trump ndoqi live sulmet e SHBA ndaj Iranit

Momentet tensionuese në Dhomën e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa zhvillohej sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të…

2 hours ago