Categories: Uncategorized

Sulmi ndaj Top Channel, gazetari: Familja Hoxha e kishte nuhatur rrezikun, lëvizte me eskortë

Artan Hoxha e ka quajtur sulmin ndaj Top Channel me kallashnikovë, një ngjarje “tipike mafioze”, një mesazh ndaj pronarëve të televizionit.

Ai thotë se mesazhi nuk duket të ketë qenë ndaj gazetarëve apo punonjësve, por ka dashur të tregojë se agresorët nuk pyesin as për shtetin, duke goditur një televizion pranë qeverisë.

Të lidhura

None found

Hoxha foli gjithashtu për familjen Hoxha, aksionerët e televizionit Top Channel, duke deklaruar se ato kanë qenë gjithmonë të shoqëruara nga badigardë dhe sipas tij “ose janë kërcënuar në të shkuarën, ose kanë nuhatur rrezikun”.

“Me aq sa kam informacion, ato (familja Hoxha) edhe më përpara kanë lëvizur të shoqëruara me eskortë sigurie.  Kanë qenë të shoqëruara, sepse ose kanë qenë nën kërcënim, ose kanë nuhatur rrezik. Dua të kujtoj një skenë, kam qenë në një lokal dhe në tavolinë kisha tre vetë, dy aksionëre, një në Digitalb dhe një në Top Channel dhe ishin me eskortë, vetëm unë isha me duar në xhepa. A ka patur kërcënime? Nuk më çudit.

Me botuesit ka patur vazhdimisht probleme. Sot Top Channelit i ka vajtur një grup të FNSH. Sa është vlerësuar ky kërcënim? Në këto kushte nuk ka zgjidhje tjetër, përveç bashkëpunimit me agjensitë e zbatimit të ligjit.

Kjo ngjarje ishte qartazi një kërcënim. Nuk synonte të eleminonte askënd fizikisht. Ky është rast tipik mafioz. Ky kërcënim ka dy drejtime, një ndaj objektit kryesor dhe drejtimi i dytë, për të treguar se nëse të kanë dhënë garanci nga pushteti, po të tregojmë se këtë garanci e ke kot sepse ne nuk pyesim as për pushtetin”, tha Hoxha.

“A kanë patur interes të godasin gazetarë? Në pozicionin që ndodhet Top Channel, ke 100 mënyra për të goditur këdo nga ata. Pra nuk ka të bëjë me emra konkretë të stafit. Pra asnjë gazetar nuk ka qenë objekt i goditjeve të tilla.

Të dy këto element tregojnë se autorët nuk kanë patur asgjë personale me gazetarët e Top Channel. Ata kanë goditur fasadën e televizionit. Pse them se objektivi ka qenë Top Channel? Ngjan shumë me ngjarjen e Don Boskos.

Top Channel thotë se sulmi ka të bëjë me lirinë e medias dhe me atë që përfaqëson ky televizion.

Sulme të tilla, zakonisht janë bërë, u dogj Koha Jonë dhe e dimë që e bëri shërbimi sekret, pra shteti. Në 14 shtator u sulmua RTSH, nuk u hetua, por e pamë kush e bëri dhe si e bëri. Pastaj ngjarjet e tjera, janë goditje ndaj gazetarëve. Edhe ata janë pa autorë. Edhe ngjarja e Elvi Fundos është pa autor. Edhe ngjarja para dy muajve, u godit Adriatik Doçi, u bë zhurmë e madhe, por nuk u mor vesh asgjë edhe pse u arrestua një person. Sot e kësaj dite nuk e dimë se çfarë ka ndodhur.

Në rastin konkret, nëse edhe kjo ngjarje, në prag të fushatës elektorale, se janë shumë faktorë… Policia po përpiqet të gjejë nga mund të ketë ardhur, duke u munduar të lidhin që nga gjykimi për aksionet e televizionit, por nuk ka element të qëndrueshëm. Edhe ato që dolën për shitjen, aty ishte bërë tentative për të kryer shitjen, nëse gjykata do të jepte vendim për t’u hequr pronësinë atyre që e ka.

Sot jemi para faktit, që ky sulm ka sjellë një mesazh të fortë.

Janë shumë pista. Është folur edhe deri për Big Brother…. Ky atentat hyn tek atentatet me kosto të lartë organizimi. Këtë mundësi nuk e kanë shumë grupe për ta bërë.

Është një ngjarje, që autoritetet duhet të lënë gjithcka dhe të merren me të. Reagimi i opinionit publik dhe trauma që ka shkaktuar te shoqëria, është e jashtëzakonshme.

Kur goditet nëj media si Top Channel, e mendoni dot se cfarë mund t’ju ndodhë të tjerëve? Imagjinoni dot?”, deklaroi Hoxha.

të fundit

Marjana Koçeku kritikon Taulant Ballën për qëndrimin ndaj BIRN: Sulmi ndaj Gjergj Erebarës cenon fjalën e lirë

Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar në lidhje me reagimin e Taulant Ballës ndaj gazetarit të…

1 minute ago

Zbardhet plani i PS për ndarjen e re administrative, Shqipëria pritet të ketë 40 deri 50 bashki

Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ku, sipas burimeve, nuk është…

5 minutes ago

Fluksi i mërgimtarëve rrit pritjet në pikat kufitare me Kosovën

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për fluksin në kufi. Në përditësimin e të dhënëve të Qendrës…

5 minutes ago

Saimir Korreshi hyn në garë për pozicionin e dytë të PD-së, përballet me Flamur Nokën

Në Partinë Demokratike po zhvillohet një sfidë e re për postin e numrit dy në hierarkinë e forcës politike, ku…

6 minutes ago

Testi i ri i gjakut mund të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut për Alzheimer

Të moshuarit e shëndetshëm në aspektin njohës me nivele të larta të një biomarkeri të quajtur p-tau217 në gjakun e…

10 minutes ago

Dy të ndaluar në Kumanovë, dyshohen se morën kredi të shpejta në emër të 19 personave

Zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme të Kumanovës sot (15.07.2026) kanë ndaluar A.S.D. (22) dhe M.V. (34), të…

12 minutes ago