Categories: Uncategorized

Khabib “shokon” McGregor: I bëra çfarë desha, më jepni 100 milionë dollarë për të rrahur sërish atë idiot

Khabib Nurmagomedov nuk shfaq interes për një tjetër ndeshje me Conor McGregor, nga e cila do të përfitonte shumë para. Luftëtari i lindur në Dagestan e ofendoi rëndë rivalin e tij irlandez, kur presidenti i UFC-së, Dana White, i propozoi plot 100 milionë dollarë për duelin e revanshit: “Më jepni 100 milionë dollarë për të rrahur përsëri atë idiot?! Unë nuk mendoj se është e arsyeshme.”

Nurmagomedov nuk është i motivuar nga paratë dhe tha se, nëse UFC ishte e gatshme t’i paguante atij këtë shumë, do të ishte më mirë që ta jepnin për bamirësi.

“Jam i habitur që njerëzit më kërkojnë të rëndësishëm me të. I bëra çfarë desha, madje e detyrova që të dorëzohej. Si mund të flitet përsëri për një ndeshje tjetër? Të gjithë e panë se çfarë ndodhi në oktagon (kundër McGregorit). E kontrollave luftimin në çdo hap. Tani po flasim për vazhdimin e festës dhe si të fitojmë sa më shumë para.”

I pyetur nga gazetarët se si mund të hiqte dorë nga 100 milionë dollarë, Nurmagomedov u përgjigj: “Nuk kam nevojë për ato para.”

Luftëtari i frikshëm dhe i pamposhtur nga Dagestani po përgatitet të mbrojë titullin kundër Tony Ferguson më 18 prill, në UFC 249.

“Kam një luftë më 18 Prill, një luftë shumë të fortë. Për një muaj e gjysmë jam stërvitur ditë e natë. Ndihem në formë shumë të mirë.”/SS/

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

6 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago