Pritja merr fund. Rey Manaj është futbollisti më i ri i Barcelonës.
Është vetë gjiganti katalanas që ka konfirmuar akordin me lojtarin shqiptar, me 22-vjeçarin që ka pozuar tashmë edhe me fanellën kuqeblu. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka lënë kështu eksperiencën te Albacete, teksa ka firmosur me Barcelonën deri në verën e vitit 2023.
None found
Kosto e transferimit të Manaj shkon deri në 700 mijë euro, plus 2 milionë euro në formë bonuse. Ndërkohë klauzola e shqiptarit te Barcelona do të jetë e çmendur. Manaj ka një klauzolë prej 50 milionë euro, ndërsa do të vesh fanellën me numër “22”. Hapat e parë si futbollist, lojtari i lindur në Lushnje i hodhi te Sampdoria, për të luajtur më pas me Cremonese, Inter, Pescara, Pisa, Granda dhe në fund Albacete.
Me këto të fundit, Manaj ka luajtur 29 takime në total, duke shënuar edhe 8 gola. Më 13 nëntor 2015, në moshën 18 vjeç, ai debutoi me Kombëtaren e Shqipërisë dhe tashmë do të synojë Barcelonën A, pasi fillimisht do të jetë pjesë e ekipit të dytë të kampionëve të La Liga.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…