Alvaro Morata është një futbollist i Juventusit.
Klubi italian ka zyrtarizuar sot transferimin e sulmuesit nga radhët e Atletiko Madrid, me të cilin ka gjetur edhe akordin për të kthyer përsëri në Itali spanjollin, i cili kishte bërë mjaft mire me fanellën bardhezi.
None found
Juventusi bëri të ditur se ishte arritur me Atletiko Madrid marrveshja për të huazuar lojtarin për sezonin 2020/2021, kundrejt pagesës së 10 milionë eurove, ndërsa në fund të sezonit, Juventusi kishte të drejtën që të blinte përfundimisht kartonin e tij për 45 milionë euro, të cilat mund t’i paguante në tre sezonet në vijim.
Njëkohësisht, ekzistonte edhe opsioni që Juventusi të zgjaste edhe një vit huazimin e tij kundrejt vlerës së 10 milionë eurove, me blerjen përfundimtare të kartonit në vitin 2022 që do të regjistrohej për shumën e 35 miionë eurove.
Marrëveshje këto për të lehtësuar sa më shumë arkat e Juventusit, i cili po kalon një krizë financiare dhe ka parë se si është shtuar ndjeshëm edhe borxhi që ka ndaj bankave apo fondeve të kredive.
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në…
Irlanda po organizon samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, në atë që konsiderohet operacioni më i…
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han…