sport

Ylli i Juventusit refuzon largimin pavarësisht se klubi ka gjetur zëvendësuesin e tij

Wojciech Szczesny po refuzon të largohet nga Juventusi këtë verë përkundër faktit që klubi tashmë ka blerë zëvendësuesin e tij, sipas një raportimi të fundit.

Portieri 34-vjeçar ishte transferuar tek Juventusi nga Arsenali për shifrën e 15 milionë eurove në vitin 2017.

Të lidhura

None found

Szczesny deri më tani ka bërë mbi 200 paraqitje për ‘Zonjën e Vjetër’ gjatë shtatë viteve sa ka qenë pjesë e tyre.

Sipas gazetës italiane Calciomercato, Juventusi po shpreson që ta shes Szczesny gjatë muajve në vazhdim, teksa po përgatiten për ardhjen e Michele Di Gregorit.

Një marrëveshje ishte arritur me Monzan për portierin 26-vjeçar, i cili mbajti 12 porta të pastra gjatë sezonit 2023/2024.

Juventusi po paguan rreth 17 milionë për të nënshkruar me Di Gregorin dhe po shpresojnë se me shitjen e Szczesnyt do të rikthejnë pas disa para nga transferimi i tij.

Lojtari po insiston që të mbetet në Turin për shkak se familja e tij është adaptuar me qytetin.

Szczesny gjithashtu thuhet se ka besim që të luftojë për një fanellë titullari tek Juventusi, përkundër ardhjes së pashmangshme të Di Gregorit.

Lojtari më herët ishte lidhur me një kalim në Lindjen e Mesme, por që në çdo dalje publike i kishte mohuar këto zëra.

“E di se jam dhe do të jem një lojtar i Juventusit deri në momentin kur ata nuk më duan këtu. Unë jam i lidhur me këtë ekip dhe i respektoj vendimet e tyre. Ata më duan këtu që të mbrojë portën e Juventusit”, ka thënë portieri polak. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago