Categories: Uncategorized

Zoran Zaev thumbon funksionarët e BDI-së (VIDEO)

Vazhdon retorika e ashpër parazgjedhore mes partnerëve të koalicionit, LSDM dhe BDI. Socialdemokratët shpresojnë në fitore edhe atë me shumicë të qëndrueshme pas zgjedhjeve, që siç tha Zaev, të kryhen detyrat në shtëpi.

Ai tha se proceset në vend varen nga secili, përfshirë edhe opozitën. Konsideron që shqiptarët duhet në mënyrë të denjë të përfaqësohen edhe në Kuvend, por dërgoi mesazh konkret për BDI-në për skandalet lidhur me zyrtarë të kësaj partie.

Të lidhura

None found

S’mund të lejojmë ndërtime ilegale në Ohër kush si të kujtohet, s’mundet të ndërtojnë në Matkë kujt si të kujtohet, s’mundet e të mos ketë përgjegjësi dhe llogari për problemet e rëndësishme të qytetarëve. Në një pjesë edhe qytetarët thanë po, BE, NATO, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë, po zgjidhen problemet e mëdha, por tani nuk do të na tolerojnë”-tha Zoran Zaev- lider i LSDM-së.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në emisionin “200” në Alsat thotë se të gjitha deklaratat që vijnë, madje edhe nga kryetari i partisë në koalicion, janë në funksion të retorikës zgjedhore.

Përplasjet mes BDI-së dhe LSDM-së u ashpërsuan pasi Zaev shpalli koalicionin parazgjedhor me Bilall Kasamin dhe Lëvizjen BESA. Megjithatë, edhe krahas retorikës së ashpërsuar, as LSDM as BDI të pyetur disa herë nuk e përjashtojnë opsionin për koalicion eventual pas zgjedhjeve për formimin e Qeverisë.

të fundit

Indrit Tuci i jep fitoren Olimpija Ljubjanës ndaj Kalcer Radomijes në kampionatin slloven

Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...

1 minute ago

Ministrja Pacolli njofton ndërhyrje në Badovc e Batllavë, teksa vazhdojnë rrënimet në Ujman

Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…

2 minutes ago

Protesta qytetare në Tiranë, marshim drejt Rrugës së Elbasanit me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…

2 minutes ago

Ron Raçi i siguron fitoren Hajdukut të Splitit me golin vendimtar

Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e Hajdukut të Splitit. Raçi e realizoi golin…

11 minutes ago

Lazio triumfon sërish në Serie A, mposht Leccen dhe mbetet e pamposhtur

Lazio ka regjistruar tjetër fitore, duke konfirmuar formën e mirë dhe duke vazhduar të qëndrojë në krye të renditjes me…

12 minutes ago

Arrestohet 56-vjeçari nga Gradi i Dellçevës, dyshohet për gjueti të paligjshme

Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…

14 minutes ago