Humbja ndaj Levantes, e dyta e pësuar në La Liga në këtë sezon, la një shije të hidhur te Reali i Madridit pasi një javë para El Clasicos, Los Blancos humbën kreun e renditjes që shkoi në favor të Barcelonës. Por edhe pse skuadra e tij ka rrëshkitur në vendin e 2-të dhe po nuk po kalon një moment të mirë para dy prej sfidave më të rëndësishme të sezonit, Manchester City-t në Champions dhe Barçës në kampionat, trajneri i Realit Zinedine Zidane ka besim te ecuria e skuadrës së tij në ndeshjet e ardhshme.
NDESHJA – “Në pjesën e parë ishim mirë, por në të dytën patëm probleme. Ata erdhën vetëm një herë në portën tonë dhe na shënuan gol. E dimë që mund ta ndryshojmë të gjithën këtë situatë. Jemi të zhgënjyer, sepse është një humbje që nuk na pëlqen, por futbolli na jep një tjetër mundësi për tri ditë”.
None found
SHQETËSIM – “Nuk më shqetëson asgjë, sepse i tillë është futbolli. Kemi marrë dy rezultate negative në javët e fundit, por nuk është koha që të ngremë duart dhe të dorëzohemi. Duhet të vazhdojmë, sepse kemi forcë, shpirt dhe energji”.
EL CLASICO – “E dimë se çfarë ndeshjeje na pret dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë. Por më përpara kemi një ndeshje në Champions, e cila është gjithashtu e rëndësishme”.
HAZARD – “Nuk kam parandjenja pozitive. U dëmtua sërish në kaviljen ku vuante. Nuk e di, të shohim”.
ANALIZA – “Na mungoi goli, i cili është më i rëndësishmi në futboll. Kundërshtari erdhi në portën tonë vetëm një herë dhe shënoi. Në dy ndeshje kemi humbur 5 pikë dhe është koha që të përmirësohemi”.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…