Një nga talentet më premtues të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka pranuar se dy ekipe të Premier League, respektivisht Chelsea dhe Wolves janë interesuar për shërbimet e tij.
Gjiganti mediatik “Daily Star” raportoi të hënën se Chelsea dhe Wolverhamptoni kanë zgjuar interesim për yllin kosovar, i cili po e kalon këtë vit në formë huazimi tek Baseli.
None found
21-vjeçari është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Basel, ndërsa gjatë verës pritet të rikthehet tek Genku pasi klubi zviceran nuk dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së kartonit të tij.
Ndërkohë, mediumi britanik shkruan se të dyja klubet e Premierligës i kanë sytë kah përfaqësuesi kosovar. Madje, ato i kishin dërguar skautët e tyre për ta përcjellë Zhegrovën, por që vëzhgimi i tij u ndal shkaku i ndërprerjes së futbollit si rezultat i pandemisë koronavirus.
Lidhur me këtë ka reaguar vetë 21-vjeçari, i cili për Telegrafin ka konfirmuar interesimin e dy skuadrave në fjalë.
“Ka shumë klube që janë interesuar për shërbimet e mija. Po mund të konfirmoj se edhe Chelsea dhe Wolverhampton janë në mesin e klubeve”, deklaroi Zhegrova.
Ndërkohë sa i përket një interesimi të Werder Bremen si pasues të Milot Rashicës, Zhegrova e ka hedhur poshtë.
“Jo nuk ka diçka të vërtetë sa i përket Werder Bremenit”, tha ylli i Kosovës.
Zhegrova i ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime në 27 ndeshje të zhvilluara me Baselin këtë sezon.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, vendosi pak ditë më parë të kthejë për rigjykim dosjen e vrasjes së…
Kur mbetet më pak se një muaj nga fillimi i Kupës së Botës 2026, ekipi i Republikës Demokratike të Kongos…
Edhe pse Mereme Sela nuk arriti dot të ishte në garë ‘kokë më kokë’ me Sali Berishën, ajo u bë…
Administrata Trump ka vendosur të ndryshojë rregulloren, duke kërkuar tani që individët të cilët pretendojnë rezidencë të përhershme në SHBA,…
Lefter Maliqi, ka reaguar pas votimit të tij në procesin zgjedhor brenda Partia Demokratike e Shqipërisë, duke e cilësuar ditën…
Këngëtari Alis Kallaci, përmbylli aventurën e tij në “Eurovision Song Contest 2026”, duke u renditur në vendin e 13-të me…