Categories: Uncategorized

Wilder ishte pranë vetëvrasjes, tregon se si boksi e shpëtoi

Jeta e Deontay Wilder ka qenë një katrahurë e madhe para se ai të bëhej boksier profesionist.

Para ndeshjes së 22 shkurtit, që amerikani e luan kundër Furyt, boksieri ka zbuluar disa të pa thëna për jetën e tij të mëparshme.

Të lidhura

None found

Ai për BT Sport ka thënë se boksi e shpëtoi atë nga depresioni në të cilin ndodhej.

Si 19 vjeçar, Wilderi u bë baba i Naieyas së vogël e cila lindi me një sëmundje të quajtur “Spina Bifida”.

Luftëtari nga Tuscaloosa duhej të përballej me pagesa të mëdha për trajtimet e vogëlushes dhe madje kaloi një periudhë depresioni në të cilën ajo mendonte për vetëvrasje.

“Momenti më i vështirë i jetës sime ka qenë para shumë vitesh. Kur lindi vajza ime në vitin 2005. Viti 2006 ishte shumë i vështirë për mua. Kam humbur familjen time. Kam pasur një armë në prehër dhe isha gati për të vrarë veten. Ato mendime vijnë në kokën tuaj kur ju po kaloni një lloj depresioni ose gjëra të ndryshme në jetën tuaj. Ju mendoni se mënyra e vetme për t’i dhënë fund është të mbaroni jetën tuaj. Ju nuk mendoni për askënd tjetër, vetëm për vete“, ka thënë Wilder.

Wilder ka detajuar se si ishin ato muaj të vështira në të cilat, falë boksit, ai arriti të përparonte.

“Ishte shumë e vështirë, me 19 vjet kam pasur vajzën time të parë me aftësi të kufizuara. Ne lutemi që të gjithë fëmijët të lindin të shëndetshëm dhe të kenë një shans në jetë , veçanërisht kur jeni i ri dhe përpiqeni të bëni rrugën tuaj në jetë dhe të gjeni mënyrën tuaj. Dhe atëherë ju keni një detyrë më të madhe para jush dhe vajza juaj ka nevojë për më shumë dashuri sesa një fëmijë normal dhe thjesht arrini në fund të muajit dhe mezi keni para në duar. Ju jeni duke paguar çek me çek“, ka thënë ndër të tjerash boksieri amerikan.

Kështu filloi karriera e boksit të Wilderit, i cili në Lojërat Olimpike të Pekinit arriti të fitojë medaljen e bronzit në peshat e rënda para se të bënte hapin e madh si profesionist po atë vit.

të fundit

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

15 minutes ago

Aksion kundër trafikut të armëve, momenti kur i dyshuari rrethohet dhe i vihen prangat (VIDEO)

Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…

17 minutes ago

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…

31 minutes ago

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë/ Ministri Blendi Gonxhja prezanton skemën e re: Ja sa do të jetë mbështetja financiare dhe kush përfiton

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…

46 minutes ago

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë

Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…

1 hour ago

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…

2 hours ago