Categories: Uncategorized

Werner marrëveshje me Chelsea? Reagon Leipzig: Nuk na ka kontaktuar askush

Dy ditë më parë u raportuar se Timo Werner kishte arritur akordim me Chelsean dhe vetëm pas përfundimit të Bundesligës, pritej të prezantohej te “londinezët”, por Drejtori Sportiv i Leipzigut, klub që ka kartonin e gjermanit, ka mohuar një marrëveshje të tillë.

Oliver Mintzlaff, në një deklaratë të dhënë për mediat në përfundim të takimit të djeshëm ndaj Paderbornit, ka thënë se deri tani asnjë klub nuk ka trokitur në zyrat e klubit gjerman për të shprehur gatishmërinë e pagesës së klauzolës së Werner.

Të lidhura

None found

“Synimi ynë parësor ishte rinovimi me Werner, pasi jemi një klub i ri dhe nuk mund të lejojmë të humbim lojtarët me parametra zero. Këtë e arritëm vitin e kaluar, duke vënë edhe një klauzolë prej 60 milionë eurosh, të vlefshme deri më 15 korrik. Tani Werner është i lirë të negociojë dhe të zgjedhë vetë të ardhmen e tij, por mund t’u them se deri më sot asnjë klub nuk na ka shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën. Vetë sulmuesi na pati njoftuar disa javë më parë se po negocion një transferim, por deri tani asgjë konkrete. Së fundi kemi folur vetëm për ndeshjet dhe se si t’ia dalim që të sigurojmë një vend në zonën Champions, asgjë më tepër”, u shpreh Drejtori Sportiv i Leipzig.

Timo Werner ndiqet nga Liverpool, Inter e Chelsea, ndërsa në kontratën e tij me Leipzig është e parashikuar një klauzolë që lejon largimin e tij në këmbim të 650 milionë eurove, shifër kjo që mund të paguhet nga çdonjëri prej këtyre tre klubeve, ndaj zgjidhja mbetet në duart e sulmuesit gjerman.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago