Timo Werner po kalon javët e fundit te Leipzigu në Bundesligë. Pas zërave të shumtë, edhe pse ende jozyrtarë, që e çojnë te Chelsea në Premier League, vjen konfirmimi edhe nga administratori i deleguar i klubit gjerman, Oliver Mintzlaff.
“Është e vërtetë, prej disa javësh Timo Werner na ka thënë se dëshiron të largohet dhe se ai ka kontakte me disa klube. Deri më tani, megjithatë, nuk ka asgjë konkrete, të paktën sa i përket palës sonë.”
None found
Fakti që klubi i Leipzigut nuk është kontaktuar, nuk do të thotë se lajmet e fundit janë të rreme. Nëse vetë Werner ka arritur marrëveshjen me një skuadër (Chelsea), mjafton të paguhet klauzola e largimit që sulmuesi ka në kontratë, që gjithçka të zyrtarizohet.
“Ekziston një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh, që ne e kemi përfshirë në kontratën e tij, dhe që mund t’i japë atij mundësinë për të ndërmarrë një hap të ri në karrierë. Tani, topi është në fushën e Werner, jo tek ne. Deri më tani, Timo nuk e ka aktivizuan këtë klauzolë dhe asnjë klub nuk ka trokitur për të na thënë se do të paguajnë për të.”
Lamtumira është, sidoqoftë, çështje kohe, duke pasur parasysh që “Bild” e ka bërë të ditur më herët se është arritur marrëveshja mes përfaqësuesvetë lojtarit dhe Chelsea-t. Klubi londinez do të paguajë klauzolën e përfundimit të 60 milionë eurove në ditët e ardhshme dhe do të nënshkruajë kontratë me futbollistin deri në 2025 me vlerë 10 milionë euro neto në sezon.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Ngjarja…
Një mesazh i ftohtë, një reagim i pazakontë apo një kritikë nga eprori mund të na bëjë të dyshojmë në…
Një zakon i vjetër shtëpiak po rikthen vëmendjen te përdorimi i gështenjave për mbrojtjen e gardërobës. Mësoni si zbatohet kjo…
Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…