Arturo Vidal beson se skuadra duhet që sa më parë të marrë një vendim për Quique Setien.
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, është njeriu që po përballet me kritikat më të mëdha në kampin katalan.
None found
Humbja në Kupën e Mbretit dhe në La Liga ka bërë që tifozët të kenë shumë kritika për trajnerin, por edhe për bordin drejtues.
Gjithë kjo mjegulli nuk po i pëlqen mesfushorit Arturo Vidal, i cili thotë se duhet ditur vendimi për Setien, nëse ai do të vazhdojë ose jo.
“Me Setien nuk kemi mundur të punojmë shumë. Ndryshimet ishin të mëdha dhe kemi provuar të adaptohemi”, ka thënë Vidal.
“Po provojmë të përshtatemi me situatën dhe kur sezoni të përfundojë, klubi duhet të vendos për të ardhmen e tij. Ata duhet të marrin vendimin nëse ai do të jetë trajneri ose jo, ose nëse do të afrojnë lojtarë të rinj, apo të njëjtit do të vazhdojnë”, ka shtuar kiliani.
Vidal lidhet me një kalim të mundshëm në Serie A, por këto zëra lojtari i ka hedhur poshtë.
Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Tiranës për çështjen që lidhet me kryebashkiakun…
Aron JukajAron Jukaj është shprehur me tone vlerësimi ndaj trajnerit Csaba Laszlo, ndërsa shtoi se ndaj Vorës, Vllaznia do të…
Forcat amerikane kanë goditur një motoskaf të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë pesë persona që…
Personat që prej vitesh punojnë në institucionet shtetërore me kontratë pune, kontratë autori ose përmes agjencive për punësim të përkohshëm,…
Zëdhënsja e Qeverisë, Marija Miteva njofton se Qeveria në seancën e sotme, miratoi vendim për formimin e Komitetit Nacional për…
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe ecuria e projekteve të përbashkëta…