Categories: Uncategorized

Vendimi i rëndësishëm i FIFA-s: Kontratat e lojtarëve do të zgjaten

Emisioni spanjoll “El Larguero” ka zbardhur disa dokumente te FIFA-s të cilat i janë dërguar federatave të nderyshme, ku thuhet se nëse një lojtar nënshkruan për një klub tjetër pas 30 qershorit, marrëveshje s’do të ketë efekt deri kur të përfundojë sezoni.

Grupi punues i FIFA-s, ku janë të përfshira klube, Shoqata e Klubeve Evropiane dhe Federatat anëtare, kanë arritur një numër të konluzioneve, si për kontratat e futbollistëve dhe për afatet kalimtar, pas krizës në të cilën e ka futur koronavirusi futbollin.

Të lidhura

None found

Kontratat e lojtarëve do të zgjaten përtej 30 qershorit

Pika kryesore e dokumentit të publikuar nga “El Larguero” është se kontratat e lojtarëve automatikisht do të zgjaten përtej 30 qershorit dhe do të skadojnë vetëm kur të përfundojë sezoni. Nuk është caktuar një datë fikse kur do të përfundonin këto kontrata.

Nëse një lojtar transferohet te një klub tjetër pas 30 qershorit, transferimi nuk do të jetë efektiv deri në fund të sezonit, kurdo që të jetë. Kur të ketë kontest mes klubeve për një lojtar, kontrata që lojtari e kishte në fuqi do të jetë më e rëndësishme sesa kontrata me klubin e ri, transmeton expres.

Ky vendim e bën më të qartë situatën e lojtarëve që kishin kontratë vetëm deri më 30 qershor ose që ishin të huazuar vetëm deri më këtë datë, pasi që shumica e ligave pritet të vazhdojnë gjatë verës dhe nuk ishte e qartë se ku do ta vazhdonin sezonin lojtarët.

Afati kalimtar 16-javësh

Pika tjetër e rëndësishme e theksuar nga emisioni spanjoll në konkluzionet e FIFA-s ka të bëjë me afatin kalimtar. Secila Federatë do të ketë mundësi t’i caktojë vetë datat e afatit kalimtar, megjithatë nuk kanë të drejtë ta kalojmë maksimumin e kohëzgjatjes të caktuar nga FIFA, 16 javë.

Afati kalimtar i verës mund të vendoset në gusht dhe shtator, ndërsa ai i dimrit në dhjetor dhe janar ose në janar dhe shkurt.

të fundit

Tahiri qëndron kritik ndaj Qeverisë:65 ligje në tre muaj, por kuështë strategjia?

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet dhe…

1 second ago

Courtois rinovon me Realin, kontrata e re e lidh portierin belg me klubin deri në 2028

Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin belg Thibaut Courtois për vazhdimin e kontratës, duke siguruar qëndrimin e tij në…

4 minutes ago

Mesazhi i së bijës së Eli Farës në Instagram: “Mbaje kokën lart, mbretëreshë”, pas publikimit të videove intime me Adi Hilën

Marina Fara ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës, për nënën e saj Eli Fara.…

12 minutes ago

Rrahja e dy të rinjve në Saraj, BDI kërkon nga MPB publikimin e raportit të plotë policor

BDI kërkon nga MPB të publikojë raportin e plotë policor lidhur me ndërhyrjen e 7 tetorit, gjatë së cilës dy…

17 minutes ago

Elvana Gjata shtatzënë? Zbulohet emri që po përflitet si babai i fëmijës

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, së fundmi, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë,…

17 minutes ago

Dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës: “E pamundur të bjerë nga krevati, ishte shumë larg dritares

Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, ka rrëfyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë momentet pas rënies së Maria Clarës nga…

20 minutes ago