Categories: Uncategorized

U paralizua 20 vite më parë dhe tërmeti e la pa shtëpi, Lila i bën surprizën e madhe futbollistit legjendar

Secili nga ne gjithmonë ka pasur në fëmijëri një idhull që e ka frymëzuar të cilit ka dashur t’i ngjajë, që të bëhet si ai ose ajo. Rrallë herë ndodh që një personazh publik por edhe një futbollist profesionist të surprizojë idhullin e tij të fëmijërisë.

Ishte pikërisht Andi Lila i cili kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të takuar për herë të parë idhullin e tij të fëmijërisë, ish-futbollistin Altin Rrica.

Të lidhura

None found

Në studio Andi Lila rrëfeu historinë e jetës së Altin Rricës të cilin e kishte njohur që kur kishte qenë i vogël. Altini në atë kohë luante me skuadrën e “Besës” së Kavajës, ndërsa Andi qëndronte pas fushës për të mbledhur topat. Andi tregoi se mënyra se si Altini luante ishte e veçantë dhe se ai dëshironte që të luante në fushë përkrah idhullit të tij. Fatkeqësisht 20 vite më parë kur Altini ishte në kulmin e karrierës së tij kishte përjetuar një aksident nga i cili kishte mbetur i paralizuar. Pas aksidentit Altini ishte mbyllur në vetvete dhe qëndronte i mbyllur në shtëpi..

Në tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit me mijëra shqiptarë mbetën të pastrehë, një ndër ta ishte edhe Altini. Shtëpia në të cilën ai jetonte bashkë me familjen e tij në qytetin e Durrësit ishte shkatërruar tërësisht dhe tashmë ishte detyruar të jetonte me qira. Menjëherë pas tërmetit, Andi Lila dhe shumë futbollistë të tjerë, shqiptarë dhe të huaj morën nismën për të krijuar një sindikatë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti nëpërmjet ndeshjeve të bamirësisë.

“Ky është një ndër momentet më emocionues në jetën time sepse nga natyra jam që flas shumë, por tani fjalët më ikën. Të kam ftuar ty për të të bërë të lumtur, por në të vërtetë jam unë më i lumtur. Ne nuk jemi takuar kurrë, por për ty në bashkëpunim me sindikatën kemi menduar një surprizë.” ,- u shpreh Andi.

Në fund Andi Lila zbuloi surprizën e madhe e cila ishte një shtëpi e re për Altinin dhe familjen e tij. /tch/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago