Categories: Uncategorized

BEFASI/ U largua nga Tirana, Kërçiku zyrtarizohet te Partizani

Befasia e madhe. Dorian Kërçiku u zyrtarizua pjesë e Bylisit fillimisht, por sot është prezantuar te Partizanit., Ky vendim i mbrojtësit të djathtë me siguri nuk do të pritet mirë nga tifozët e Tiranës, për shkak të rivalitetit mes dy klubeve të kryeqytetit.

“Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Dorian Kërçikun. Mbrojtësi i djathtë do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi për këtë sezon futbollistik, me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm.

26-vjeçari vishet i kuq, pas eksperiencave te Skënderbeu dhe Tirana. Gjithashtu Kërçiku ka qenë edhe pjesë e ekipeve përfaqësuese U-19 dhe U-21 të Shqipërisë. Mbrojtësi do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Antalia për tu vënë në dispozicion të trajnerit Adolfo Sormani”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

Kërçiku ka thënë edhe fjalët e para pas firmës: “Jam mjaft entuziast që jam pjesë e Partizanit. Kam ardhur te skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë , besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për karrierën time. Te Partizani do të kem mundësinë të përmirësohem edhe më shumë profesionalisht dhe shpresoj të realizoj objektivat madhor që klubi synon edhe këtë sezon”.

të fundit

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

Vetëm disa orë pas prime-t të parë të Big Brother VIP 5 ka startuar gjithashtu edhe Big Brother VIP Fan…

17 minutes ago

Puthja e papritur mes Marsielës me Bledi Manen, konkurrentja e ‘Për’puthen’: Dua t’i lë shenjë…

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në episodin e sotme të ‘Trotuar’ pjesë e ‘E Diell’, ku Bledi Mane është…

20 minutes ago

Baldushk, hapet tregu i shpendëve, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Ashtu si e do tradita, edhe këtë vit u hap Tregu i Shpendëve në Baldushk, i cili prej vitesh është…

24 minutes ago

Serbi, 2 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident tragjik

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish.…

56 minutes ago

“Rama po zvarritet se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij”, Bardhi nga njësia 1 Tiranë: Në protestën e 22 Dhjetorit, të gjithë bashkë kundër qeverisë së korruptuar

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u takua me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus…

2 hours ago

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut…

2 hours ago