shqiperi

Spiropali, vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e ardhshme, 22 dhe 23 dhjetor.

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.

Të lidhura

None found

Ditën e hënë në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës zyrtare, Spiropali do të theksojë rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe e rajonale.
Spiropali do të zhvillojë një darkë pune me zëvendëskryeministrin për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsionin, Arben Fetai dhe ministrin e Integrimit në detyrë, Orhan Murtezani.

Spiropali do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet një instrument strategjik për paqe, stabilitet dhe qëndrueshmëri demokratike në Europën Juglindore.

Në fokus të takimeve do të jetë edhe projekti i Korridorit VIII si një projekt strategjik energjetik dhe i sigurisë, që lidh Mesdheun me Detin e Zi.

Ministrja do të takohet në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ajo do të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me kryetarët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Bekim Sali.

Spiropali do të takohet me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Musa Xhaferri, me zonjat deputete nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe me përfaqësues shqiptarë të pushtetit lokal.

Ministrja do të vlerësojë rolin vendimtar të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve euroatlantike, si dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel i harmonisë shumëetnike dhe kohezionit social.

Spiropali do të zhvillojë një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Vizita do të përmbyllet me një bashkëbisedim në Universitetin e Tetovës.

të fundit

Video/ Ortek gjigant pas skiatorit në Red Mountain Pass të Kolorados

Një skiator është filmuar teksa shkakton një ortek pranë Red Mountain Pass, në shtetin e Kolorados, në Shtetet e Bashkuara…

1 minute ago

Do të udhëtoj me makinë”/ Çmimet rekord dhe problemet teknike po i largojnë amerikanët nga fluturimet për Ditën e Falënderimeve

Çmimet e larta të biletave të avionit dhe një seri defektesh teknologjike në sistemin e kontrollit të trafikut ajror në…

1 minute ago

Lufta në Ukrainë vijon, Polonia shqyrton zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit ndërsa rriten tensionet pas sulmit në Libi

Lufta në Ukrainë vijon pa shenja të ndërprerjes së luftimeve, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Sulmet…

20 minutes ago

Mattel prezanton Barbie-n e dytë kushtuar Mariah Carey-t, me frymëzim nga hiti i Krishtlindjeve

Mariah Carey do të ketë një tjetër kukull Barbie të krijuar në nder të saj. Mattel ka prezantuar modelin e…

21 minutes ago

Reali dhe Barcelona mbajnë gjallë synimin për të transferuar Haalandin

Real Madridi dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga ideja për të transferuar Erling Haalandin, duke shpresuar që të realizojnë…

26 minutes ago

Mbi 100 gjoba ndaj protestuesve, Policia i drejtohet Gjykatës Administrative: Të ekzekutohen masat e marra

Policia e Tiranës ka nisur procedurat ligjore për ekzekutimin e mbi 100 gjobave të vendosura ndaj personave që morën pjesë…

26 minutes ago