Categories: Uncategorized

U dëmtua për herë të dytë, Zaniolo: I pafat, por kurrë nuk e kam menduar tërheqjen

Është një nga futbollistët më të talentuar italianë dhe ka tërhequr vëmendjen e botës mbarë që kur debutoi me fanellën e Romës në 2018-ën, por Nicolo Zaniolo është vërtetë i pafat me dëmtimet.

Në muajin janar fantazisti 21-vjeçar këputi ligamentin e gjurit të djathtë dhe iu nënshtrua një operacioni, ndërsa vetëm pak ditë pas rikuperimit, pësoi të njëjtin dëmtim në gjurin e majtë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Holandës.

Të lidhura

None found

Zaniolo do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e hënë në një klinikë në Austri dhe pritet që më pas të nisë një fazë të gjatë rikuperimi, pasi rikthimi në fushën e blertë pritet të ndodhë jo më herët se muaji mars.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, fantazisti 21-vjeçar pranoi se është i pafat me dëmtimet e njëpasnjëshme, por shtoi me humor se të paktën po sistemon njëherë e mirë gjunjët e tij.

“Nuk kam menduar asnjëherë për t’u tërhequr nga futbolli, madje as në momentin kur e kuptova se çfarë dëmtimi pësova. I jap vetes forcë, duke thënë se të paktën mbarova punë me gjunjët…, megjithatë e pranoj se po paguaj një çmim të kripur për shkak të fatit të keq. E di mirë çfarë dëmtimi është dhe sa i vështirë do të jetë rikuperimi, por jam optimist dhe kam filluar të mendoj që tani për rikthimin në fushën e lojës”, u shpreh Zaniolo.

të fundit

Haxhiu on the 500-euro minimum wage: Any increase that improves conditions for workers is welcome

U.d Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar lidhur me rritjen e pagës…

10 seconds ago

Tragic: The moment the 25-year-old’s body is recovered from Lake Batllava

Është gjetur i pajetë në Liqenin e Batllavës trupi i të zhdukurit Lirim Ruhani. Pamjet nga Liqeni i Batllavës tregojnë…

22 seconds ago

INSTAT: Në 2025 u ul numri i vdekjeve në Shqipëri, por sëmundjet kardiovaskulare vijojnë të jenë shkaku kryesor, te të rinjtë dominojnë aksidentet dhe traumat

Numri i vdekjeve në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, megjithatë sëmundjet kardiovaskulare vijojnë të dominojnë ndjeshëm panoramën e…

2 minutes ago

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, katër të plagosur në spital

Aksident në rrugën nacionale Lushnje Berat në afërsi të fshatit Çukas. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me barrierat anësore…

7 minutes ago

Moti ndahet mes veriut dhe jugut në Itali, 130 milionë europianë të goditur nga vala e të nxehtit

Vala përvëluese që ka mbërthyer Italinë po nis të zbehet gradualisht: sipas meteorologëve vendas, nga 21 qytete që sot janë…

10 minutes ago

Zjarr i fuqishëm në Belgjikë, 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur në Antwerp, banorët përpiqen të shpëtojnë nga ballkonet

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri të…

11 minutes ago