Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick shpreson se në ndeshjen e rradhës ndaj Schalke, futbollit do të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse nuk përjashton mundësinë që tifozët të vazhdojnë protestat.
Djemtë e Hansi Flick e mposhtën me rezultat bindës 6:0 Hoffenheimin të shtunën, mirëpo rezultati i tyre mbeti nën hije shkaku i protestave të tifozëve ultras të Bayernit, të cilët e ngritën një pankartë ofenduese ndaj pronarit të Hoffenheimit, Dietmar Hopp.
None found
Pasi gjyqtari i nxori lojtarët nga fusha në pritje për t’u larguar ajo pankartë shkaku i ankesave nga lojtarët e Bayernit, dy skuadrat e vazhduan lojën duke ia pasuar topin njëri-tjetrit si shenjë solidariteti për Hopp.
Flick dhe drejtori ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge e përshkruan incidentin pas ndeshjes si të shëmtuar dhe tani trajneri dëshiron që të gjithë të përqendrohen te futbollit para çerekfinales kundër Schalkes në Kupën e Gjermanisë.
“Ne jemi këtu sepse duam të luajmë futboll. Paraqitja kundër Hoffenheimit u prish nga tifozët tanë me veprimet e tyre të cilat ne nuk i aprovojmë dhe të cilave duhet t’u japim fund”, ka thënë Flick.
“Të gjithë duhet të bëhemi bashkë, por unë dua të përqendrohem te aspekti sportiv sërish”.
Kur u pyet se a mendonte se me këtë do të përfundonin protestat kundër pronarëve miliarderë në Bundesligë pas akuzave se disa klube të caktuara janë duke iu shmangur rregullave të ligës për pronësi, Flick tha: “Jo, por mendoj se është e rëndësishme që klubi të vazhdojë të flasë për këtë”.
“Nëse diçka ndodh, ne duhet të flasim në të njëjtën gjuhë në reagimin tonë. Ne duhet të komunikojmë për këtë gjë nga brenda dhe nuk duhet t’i kemi dy mendime të ndryshme për këtë”.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…