Categories: Uncategorized

Tonali rrëfen tmerrin nga Brescia: Këtu është si fushëbeteje

Sandro Tonali është një nga lojtarët më të kërkuar italianë. Mesfushori, të cilin e krahasojnë me Andrea Pirlo, ka dhënë së fundmi një intervistë për Corriere della Sera dhe flet për situatën e vështirë në Brescia, si dhe për rikthimin e kampionatit. Ai është në një linjë me presidentin Massimo Cellino, i cili është kundër rinisjes së garës.

“Jam me presidentin, do të luajmë vetëm kur të jetë e mundur, asnjë ditë më parë. U luajt më shumë seç duhet, para se të ndalej. Mbaj mend atmosferën absurde në ndeshjen kundër Sassuolo. Nuk kishte kuptim. Po flasim për vdekje, spitale, shëndetësi. Futbolli është festë. Unë mund të jem gati, por a janë gati njerëzit?

Të lidhura

None found

A mund të festojnë ata për një gol? A mërzitesh dot për një humbje, kur sheh se çfarë po ndodh? Le të mos bëjmë shaka. Familja ime është në Lodi, unë jetoj në Brescia, Kemi dy muaj pa u parë. Futbolli është një gjë, jeta e vërtetë një tjetër. Dhe dikush thotë që futbolli është gjithçka, një ëndërr që po bëhet e vërtetë”, shprehet Tonali.

Brescia ndodhet në vendin e fundit dhe mesfushori e pranon se e meritojnë atë pozicion: “Nuk dua dhurata, jemi të fundit dhe e meritojmë. Ne do të luajmë kur të jetë për të luajtur. Shëndeti vjen i pari. Luajmë kur të jetë momenti, me porta të mbyllura apo sido të vendoset. Do të luajmë edhe për ata që vuajnë, për ata që kanë humbur babanë apo gjyshin, për ata që nuk do të jenë në stadium. Do japim atë që nuk e kemi dhënë deri tani”.

Tonali më tej rrëfen situatën e vështirë në Itali: “Vetëm ata që jetojnë në Brescia dhe në Bergamo e dinë se çfarë po ndodh. Është si një luftë. Nga jashtë ndoshta nuk e kuptoni dot. Më besoni se të gjithë duam vetëm të dalim sa më mirë nga kjo emergjencë botërore. Unë jetoj jashtë Brescia, në periferi. Këtu ambulancat dëgjohen në çdo orë të ditës dhe të natës.

Spitalet janë në një situatë dramatike. Jam me fat që kam mundësinë që të qëndroj pranë të dashurës time. Jemi bashkë prej pesë muajsh, një në karantinë. Kemi fatin që kemi edhe hapësire dhe dje kemi bërë edhe një fushë tenisi në kopsht, për të kaluar kohën. Personalisht jam mirë, por nuk mund të mos mendoj për ata që vuajnë.

Gjyshja ime ka qenë për një muaj e mbyllur në shtëpi. Ajo as nuk mund të shkojë të dërgojë një tufë me lule te varri i gjyshit. Për të është diçka e rëndë. Si mund të mos mendoj për të gjitha këto?”, thotë mesfushori, i cili më tej thekson se nga kjo situatë e vështirë duhet të dalin më të mirë si njerëz dhe të mos e harrojnë kurrë këtë që u ka ndodhur.

“Është një ide e shkëlqyer të luhet një miqësore mes Brescia dhe Atalanta. Të ardhurat duhet të shkojnë për spitalet, për ata që kanë vuajtur. Madje duhet organizuar çdo verë, për të mos e harruar. Kur të mbarojë ky ferr, nuk duhet ta harrojmë. E përsëris, kam shumë besim se do të dalim më të fortë nga e gjithë kjo situatë dhe duhet të dalim më të mirë”, përfundon Tonali.

të fundit

Ferrari i beson një rol strategjik ish-kreut të BMW Italia

Vetëm disa javë pasi njoftoi largimin e tij nga BMW Italia, Massimiliano Di Silvestre tashmë ka një destinacion të ri.…

5 minutes ago

Harry dhe Meghan pranojnë ofertën, do qëndrojnë në pronën mbretërore gjatë vizitës në Britani

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë pranuar një ofertë për të qëndruar në një rezidencë mbretërore me dy fëmijët e…

6 minutes ago

Florent Hasani rrëfen çastin kyç që i hapi derën e transferimit në Hungari

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Florent Hasani. Ky episod…

7 minutes ago

Mehdi Malkaj para Kryeministrisë: Në burg duhet të jetë Rama, jo protestuesit

Aktori i njohur Mehdi Malkaj, në fjalën e tij para Kryeministrisë tha se në vend që të arrestohet kryeministri Edi…

26 minutes ago

UP nis të hënën konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës do të hapë të hënën konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027. Mbi…

34 minutes ago

Ilaria Salis from the protest in front of the Prime Minister’s Office: It is right to oppose the model of corruption, Albania is setting an example for the world

Një moment kulminant dhe me peshë ndërkombëtare ka shënuar protesta e sotme kombëtare përpara kryeministrisë. Eurodeputetja e njohur italiane, Ilaria…

38 minutes ago