Categories: Uncategorized

Klubet evropiane të futbollit përballen me rënie të të ardhurave gjatë vitit të ardhshëm

Klubet e futbollit evropian presin të humbin të ardhurat prej katër miliardë eurosh gjatë vitit të ardhshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit, sipas një studimi të publikuar të martën nga Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA), shkruan AP.

ECA vlerësoi se klubet në 55 vende të Evropës përballen me një mungesë kolektive prej 1.6 miliardë eurosh këtë sezon dhe 2.4 miliardë euro të tjera në edicionin 2020/21. Analiza e bërë nga ECA gjithashtu përjashtoi fitimet e mundshme të klubeve nga tregu i transferimit të futbollistëve.

Të lidhura

None found

“Rezultatet tregojnë se ndikimi financiar i pandemisë COVID-19 në klubet evropiane është tashmë një tronditje sizmike dhe këtë tashmë e kemi parasysh të gjitha”, tha shefi ekzekutiv i ECA-s, Charlie Marshall.

Kryetari i ECA-s, Andrea Agnelli, i cili është edhe presidenti i klubit nga Serie A, Juventus, e ka quajtur pandeminë e koronavirusit “një kërcënim të vërtetë ekzistencial” për industrinë e futbollit. Shtëpia Botërore e Futbollit (FIFA) tashmë ka ndarë qindra miliona dollarë nga rezervat e saj financiare për të bërë grante dhe për të ofruar kredi pa interes për federatat anëtare, të cilat mund të zgjedhin të investojnë në futbollin e klubeve.

Pandemia ka ndikuar në marrëveshjet e transmetimit televiziv në të gjithë botën dhe ndeshjet janë të detyruara që të zhvillohen me pak ose fare pa tifozë në stadiume gjatë këtij edicioni, gjë që ka dëmtuar dukshëm të ardhurat e klubeve. Në 10 ligat e hulumtuara nga ECA, përfshirë pesë më të pasurat – Anglia, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja – klubet përballen me humbjen e 400 milionë eurove në shitjet e biletave këtë sezon dhe 1.1 miliardë euro për sezonin e ardhshëm. Ende nuk është e sigurt nëse nëpër këto liga do të rikthehen shikuesit në tribuna edicionin tjetër apo ndeshjet do të luhen prapa dyerve të mbyllura.

“Ndikimi financiar nuk ndalet kur loja vazhdon”, tha Marshall. “Përkundrazi, ky ndikim do të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm, dhe ne duhet të marrim masa për të krijuar një industri futbolli më të qëndrueshme në planin afatgjatë”.

Shpenzimi i 60 për qind të të ardhurave nga pagat zakonisht shihet si një pikë referimi e ekuilibruar për klubet më të larta. ECA, e cila ka 246 anëtarë, parashikon se raporti do të rritet nga 59.6 për qind që ishte në sezonin e kaluar në pesë ligat e forta në 69.3 për qind për sezonin e ardhshëm. Nëpër ligat e rangut më të ulët klubet që shpenzojnë më shumë se të ardhurat e tyre totale për pagat “mund të bëhen edhe më të përhapura”, parashikoi ECA.

të fundit

Përfundon protesta e 134-të kundër qeverisë, qytetarët zotohen të qëndrojnë në shesh deri në largimin e Ramës: “Nesër më shumë”

Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për…

4 minutes ago

Netanyahu kërkon hetim penal ndaj autorëve të dokumentarit “NAZA”: Filmi dëmton imazhin e Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nisjen e një hetimi gjithëpërfshirës ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA” dhe ndjekjen e tyre…

7 minutes ago

Drilon Hazrollaj nuk kënaqet me paraqitjen ndaj Partizanit: Duhet të përmirësohem para portës

Drilon HazrollajTalenti shqiptar i Kosovës, Drilon Hazrollaj, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në derbin Partizani – Tirana, të…

7 minutes ago

Turistja 44-vjeçare bie nga kroçera pranë Zakinthosit, gjendet e gjallë pas rreth 12 orësh

Duket se fati dhe ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke kanë shpëtuar një turiste 44-vjeçare nga El Salvadori, pas gati 12…

7 minutes ago

Arrestime dhe përplasje tifozësh pas fitores 3-0 të Manchester Cityt në “Anfield

Tension, përplasje mes tifozëve dhe ndërhyrje e policisë pas triumfit 3-0 të Man Cityt ndaj Liverpoolit në derbin e madhe…

8 minutes ago

Gjini vlerëson denoncimin e Monika Lubonjës: Reagimi i viktimës tregoi forcë dhe dha shembull për të rinjtë

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

8 minutes ago