Klubi i Tiranës njofton se shitja e biletave për derbin e 156-ë kundër Partizanit po shkon me ritme të jashtëzakonshme.
Në një njoftim të fundit në faqen zyrtare, klubi bardheblu bën me dije se janë shitur 11.250 bileta (gjysma e kapacitetit të “Air Albania”) në pak orë.
None found
Nga ana tjetër, Tirana u bën thirrje tifozëve të shmangin çdo mjet të ndaluar për të hyrë në stadium dhe kërkon nga tifozët të tregojnë qytetari në derbin e zjarrtë të së premtes.
Njoftimi i Tiranës:
Numri i biletave ka ecur sot me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjysma e stadiumit është shitur në pak ore.
Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi.
Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur rradhët dhe problemet në dyert hyrëse.
Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Cdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Cdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera.
Ftojme të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu. Nxitoni të pajiseni me bileta pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana – Partizani.
Marash KumbullaMbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do të vazhdojë të jetë lojtar i Rayo Vallecano-s në La Liga [...]Read…
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në të gjithë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani pritet të rifillojnë një raund të ri bisedimesh në fillim të muajit shtator.…
MPB Maqedoni njofton se zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan pesë persona në lidhje me dy vepra penale, të raportuara…
Një dritë lazeri, e drejtuar nga toka drejt një avioni, mund të kthehet në një rrezik serioz për sigurinë e…
Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka folur rreth zhvillimeve të fundit rreth konsitituimit të Kuvendit të Republikës…