Marash Kumbulla do ta vijojë karrierën në La Liga si futbollist i Rayo Vallecano-s. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e ka bërë vetë të ditur qëndrimin te skuadra spanjolle, duke publikuar në rrjetet sociale një postim ku shfaqet i buzëqeshur me fanellën e re.
Në mesazhin drejtuar tifozëve, lojtari kuqezi nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë etapë të rëndësishme të karrierës së tij. “I lumtur që jam këtu. Shumë i entuziazmuar që kthehem në La Liga dhe që bëj pjesë e një klubi të rëndësishëm. Një kapitull i ri fillon. Tani, është koha për të punuar”, ka deklaruar Kumbulla.
None found
Kalimi te klubi nga Madridi i jep mbrojtësit shqiptar mundësinë të shtojë përvojën e tij në kampionatin spanjoll, ndërsa tashmë po përgatitet për sfidat e ardhshme me fanellën e Rayo Vallecano-s.
Një incident ka ndodhur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, ku një foshnje dy ditëshe i është prerë…
Njësia për Luftimin e Korrupsionit pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të rëndë, në Prokurorinë Themelore Publike…
Vazhdojnë ende disktutimet në Kuvend për projektbuxheti e vitit 2027, i cili është bërë objekt diskutimesh dhe kritikash, ku deputetët…
Prindërit e Francesco Gianello, 14-vjeçarit që humbi jetën nga një tumor pasi nuk mori në kohë trajtimin mjekësor, janë dënuar…
Vazhdon protesta e studentëve dhe e qytetarëve kundër qeverisë. Pasi kanë protestuar përpara parlamentit, qytetarët tashmë po marshojnë drejt Kryeministrisë.…
Ka filluar intervistimi i kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nga Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po heton veprimet…