Categories: Uncategorized

Tifozëve nuk u del inati me UEFA-n, mendojnë se Lewandowski është “plaçkitur” për Topin e Artë këtë vit

Këtë të hënë është bërë me dije se për herë të parë që nga vitit 1956, Topi i Artë nuk do të ndahet për sezonin e ri 2019/20 shkaku i ndikimit që kishte coronavirusi në futboll.

Kjo do të thotë që favoriti për ta fituar çmimin më të madh individual, Robert Lewandowski do të mbetet pa të.

Të lidhura

None found

Pasi ka shënuar 51 herë në 43 paraqitje në këtë edicion, përfshirë këtu edhe 11 gola në Ligën e Kampionëve, sulmuesi polak do të mbetet pa trofeun e çmuar.

Lewandowski e ndihmoi Bayern Munichun që të fitonte titullin e tetë me radhë në Bundesliga, duke realizuar 34 gola në 31 paraqitje.

Ai mposhti konkurrencën nga Timo Werner dhe Jadon Sancho, ndërsa fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë të edicionit.

Por, shansi i madh që të fitonte Topin e Artë në këtë vit, i rrëshqiti nga dora dhe tani do të shpresojë për edicionin e ri.

Tifozët, jo vetëm të Bavarezëve, por edhe të tjerë mendojnë se polaku është “plaçkitur” nga France Football.

Ata mendojnë se Topi i Artë do të duhej t’i ndahej polakut, shkaku që ligat kanë përfunduar dhe Liga e Kampionëve do të luhet në gusht ndaj nuk ka ndonjë pengesë.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago