Categories: Uncategorized

Tifozët duhet të presin, ekspertët rekomandojnë të mos të shkohet në stadium për një kohë të gjatë

Tifozët e futbollit do të duhet që të presin ca kohë, përpara se të ripërjetojnë emocionet që të jep një ndeshje futbolli e ekipit të zemrës e ndjekur nga stadiumi. Ekspertët rekomandojnë që ndeshjet me praninë e tifozëve të ndërpriten deri vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Akademia Kombëtare gjermane e Shkencave Leopoldina pret që në rastin më të keq ndeshje futbolli me spektatorë të mos ketë deri nga viti 2021. “Me siguri kjo do të zgjasë disa muaj, mund të zgjasë madje deri në një vit e gjysmë”, tha Presidenti i Akademisë, Gerald Haug për radio-televizionin publik gjerman ARD. Pandemia e koronës do të përfundojë vetëm kur të jetë gjetur një vaksinë, raporton DW.

Të lidhura

None found

Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ndërkohë e ka shtyrë takimin e përgjithshëm virtual të planifikuar për të premten në 23 prill. Qëllimi është “t’u jepet klubeve dhe DFL kohë shtesë për të përgatitur vendimet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e DFL. Ndeshjet e Bundesligës janë pezulluar të paktën deri më 30 prill.

Jo vazhdimit të ndeshjeve të serisë A në Itali

Edhe Instituti Universitar Italian për Shëndetësinë, një institucion kryesor që këshillon qeverinë italiane për çështje shëndetësore, u shpreh kundër vazhdimit të ndeshjeve të serisë A. Profesor Giovanni Rezza, drejtues i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në këtë institut, tha se nuk mund “të shprehet në favor të vazhdimit të ndeshjeve”.

Shtyrje e ndeshjeve ndërkombëtare

Një pjesë e madhe e ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit të planifikuara për këtë vit mund të shtyhen deri në vitin 2021, tha zëvendës Presidenti i FIFA-s, Victor Montagliani. Kjo sepse pritet që kufizimet e udhëtimeve për shkak të pandemisë të zgjasin më gjatë. Këto kufizime pritet të ndikojnë edhe ndeshjet për Nations League të planifikuara për 3 shtator 2020.

Sipas mendimit të tij edhe kualifikimi për Kupën e Botës në Katar mund të lypset të shkurtohet, pasi afati kohor për turneun që fillon në nëntor 2022, do të bëhet më i ngushtë. Montagliani drejton grupin e punës në FIFA që formulon plane për t’u përballur me sfidat e virusit Corona. Që nga muaji i kaluar ndeshjet e futbollit janë pezulluar në pothuajse të gjitha pjesët e botës.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

7 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

8 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

8 hours ago