Futbolli gjerman ka bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt rifillimit të Bundesligës muajin e ardhshëm, pasi Ministria e Punës është organi i radhës që ka aprovuar planet.
“Siguria e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit përkrahës mund të sigurohet në masë të madhe, nëse koncepti implementohet plotësisht”, ka thënë Bjoern Boehning, sekretari i ministrisë, për RND-n.
None found
Liga e Futbollit Gjerman (DFL) ka përgatitur një plan të detajuar për rikthimin e Bundesligës më 9 maj. Në këtë plan përfshihen ndeshje pa shikues, testime të rregullta të lojtarëve dhe masa strikte higjienike. Por, ka gjasa rifillimi të shtyhet deri nga fundi i majit.
“Plani i DFL-së është i arsyeshëm, redukton rreziqet dhe për këtë arsye është i pranueshëm sa i përket shëndetit dhe sigurisë”, ka thënë Boehning.
Futbolli gjerman është pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka marrë mbi 6100 jetë në Gjermani.
Por, aprovimi final për rifillim të garave duhet të vijë nga qeveria. Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me liderët shtetëror të enjten me anë të video-konferencës.
Ministrat e sporteve të 16 landeve gjermane po ashtu kanë aprovuar planin e DFL-së të hënën, mirëpo një zëdhënës ka thënë se vendimi final për rifillimin e Bundesligës pritet të merret javën e ardhshme.
Pika kritike është testimi i lojtarëve, ku kritikët thonë se do të jetë barrë shtesë për sistemin shëndetësor të Gjermanisë.
Unioni i policisë po ashtu ka paralajmëruar se ka gjasa që tifozët të mblidhen jashtë stadiumeve gjatë ndeshjes, ndonëse tubimet publike janë të ndaluara në Gjermani me masat kufizuese të qeverisë.
Christian Seifert, shefi ekzekutiv i ligës gjermane, ka mbrojtur planet për rifillimin.
“Unë mund të kuptojë shqetësimin e njerëzve se çfarë sinjali mund të dërgojë kjo”, ka thënë Seifert për “FAZ”.
Me disa klube të rrezikuara nga falimentimi, klubet elitare të Gjermanisë janë duke insistuar të vazhdohet stinori dhe të përfundohet deri më 30 qershor, në mënyrë që të merren milionat nga të drejtat televizive.
Të martën mbrëma, shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka thënë se klubet e Bundesligës rrezikojnë të humbasin deri 750 milionë euro nëse stinori nuk vazhdohet.
Watzke është i bindur se nuk do të ketë rast me koronavirus brenda futbollit, marrë parasysh masat higjienike që janë planifikuar nga DFL.
Lojtarët pritet të testohen dy herë na javë.
Ata do të jenë në “gjysmë-karantinë”, që nënkupton duhet të mbesin në shtëpi, në fusha stërvitore dhe të udhëtojnë për në ndeshje derisa të mbarojë stinori.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…