Categories: Uncategorized

Thënie dhe kuriozitete për futbollin

Gjithçka di, me siguri të madhe, mbi moralin dhe detyrimet e njerëzve ia detyroj futbollit. Albert Camus.

Mos lejoni që kënaqësia e konkurrencës të jetë më e madhe se presioni i konkurrencës. Jim Rodgers, investitor amerikan.

Kulti religjoz hispanik i ka lënë vendin një besimi të ri, në të cilin priftërinjtë nxjerrin krye nga një kavitet i nëndheshëm dhe zyrtarizojnë me këmbë. José Luis Sampedro, shkrimtar spanjoll.

Futbolli më intereson, sepse është një besim dashamirës që ka shkaktuar pak dëme. Manuel Vázquez Montalbán, gazetar spanjoll.

Mua gjithmonë më është dukur më interesante shënimi i një autogoli, sesa i një goli. Një gol, përjashtim nëse quhet Pele, është diçka vulgare dhe shumë i pabesë me portierin, të cilin, përkundrazi, nuk e njeh dhe nuk të ka bërë asgjë, ndërsa një autogol është një gjest i pavarsisë.Roberto Bolaño, shkrimtar kilian.

Futbolli funksionon si një lojë shahu. Edhe aty mbretëresha dhe oficerët, torret dhe kuajt mund të na kthejnë në një epokë Mesjete të harruar, por e vetmja që ka rëndësi është vdekja e Mbretit, Shah Mat. Dhe shah mat në futboll a është goli? Vladimir Dimitrijevic, ish lojtar serb.

Pse portieri quhet qeni i ferrit në futboll?

Në botën e futbollit është zgjedhur një fjalë, cancerbero (spa) futbol cancerbero (frëngj), cerbero (ital) për të shënjuar atë lojtar që ruan gjënë më të shtrenjtët në fushë; portën.

Fjala vjen nga mitologjia greke. Në portat e Hadit, ferrit jetonte një përbindësh i guximshëm që quhej Kerberos në Greqi dhe Cerbero në Romë dhe kishte tri kokë dhe një bisht të formuar me një gjarpër. Pjesa e pasme ishte e mbuluar me një pafundësi koka gjarpërinjsh. Kjo krijesë e tmerrshme ishte vajza e Tifonit dhe e Ekidnës dhe thuhej që kafshimi i saj ishte i tmerrshëm. Cerbero përkëdhelte me kokën e tij ata që hynin në ferr, por më vonë nuk i linte të dilnin, gëlltiste ata që përpiqeshin të dilnin nga krahët e portës së Hadit. Gjithashtu trembte të gjallët që kërkonin të hynin në botën e nëndheshme. Ishte i pamposhtur edhe pse disa ia kanë dalë të shmangin kafshimet e tij, si Orfeu që e vuri në gjumë me lirën e vet kur shkoi të shpëtonte gruan e tij, Eruidice. Për këtë arsye quhet qeni i ferrit që shërben për të ruajtur portën e futbollit. Në Amerikën e Jugut thirren edhe harkëtarë, sepse porta quhet hark.

të fundit

Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me…

2 minutes ago

Alba Pollozhani ndahet live në BBVK nga i dashuri: Nuk meriton as një takim

Mbrëmja e djeshme në "Big Brother VIP Kosova", solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi…

14 minutes ago

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

59 minutes ago

Rama ndan pamjet: Rruga panoramike e Shirokës, në fazën përfundimtare

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…

1 hour ago

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago