Mbrëmjea e djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi Alba vendosi t’i japë fund lidhjes së saj jashtë shtëpisë, drejtpërdrejt në transmetim.
Situata nisi si një provokim mes banorëve. Grupi i drejtuar nga Toni vendosi të fshehë “Stitch-in” e Albës, një lodër pellushi që për të kishte vlerë të veçantë emocionale, pasi përfaqësonte një kujtim nga partneri i saj.
None found
Ajo që për të tjerët ishte një dinamikë loje, për Albën u shndërrua në pikën që mbushi kupën.
E prekur nga mungesa e mbështetjes nga jashtë shtëpisë, Alba zgjodhi të flasë hapur dhe të marrë një vendim drastik, duke e mbyllur marrëdhënien e saj publikisht.
Me tone të ashpra dhe emocione të forta, ajo u shpreh se kishte dhënë shumë në atë lidhje, pa marrë të njëjtin përkushtim në këmbim.
“Për një muaj do e rrotulloja botën. Nuk kam pse të merrem me një njeri me fjalë boshe pa vepra. Mungesa e përkrahjes nga ai nuk meriton as një takim”, tha ajo mes revolte dhe zhgënjimi.
Në rrëfimin e saj, Alba zbuloi se kriza nuk ishte e re. Sipas saj, marrëdhënia kishte qenë e lëkundur edhe para hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”, duke e përshkruar situatën me shprehjen popullore: “Kemi qenë para Bigut në situatën ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’”.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin e Nenad Rashkoviqit, duke akuzuar presidentin…
Cristiano Ronaldo ka shënuar një rikthim historik në fushë me Al-Nassr, duke i dhënë fund një mungese që kishte zgjatur…
Presidenti amerikan Donald Trump mund të vijojë përkohësisht ndërtimin e sallës së re të vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa…
Ka përfunduar seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 personave të arrestuar si të përfshirë në ngjarjen…
Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku humbi…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pensilvaninë, ku një studente 18-vjeçare u vra me thikë nga i dashuri i saj,…