Te Paris Saint Germain po bëhen gati të nisin stërvitjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, ndërkohë që të gjithë lojtarët dhe stafi teknik iu nënshtruan tamponëve për të parë nëse janë të prekur nga Covid-19, para se të nisë grumbullimi.
Siç ka njoftuar vetë klubi francez nëpërmjet një artikulli në faqen zyrtare, 4 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, 3 prej të cilëve janë futbollistë dhe një tjetër pjesëtar i stafit teknik.
None found
Që të 4 këta nuk kanë shfaqur simptoma të virusit dhe nuk kanë takuar asnjë pjesëtar tjetër të klubit, ndaj janë vendosur në karantinë ku do të qëndrojnë për 14 ditë dhe nëse më pas do të rezultojnë negativë, do të vihen nën urdhrat e trajnerit Tuchel për të nisur stërvitjen.
Kujtojmë që në Francë kampionati u ndërpre për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa klubet po bëhen gati për sezonin e ri. Ndërkohë vlen të përmendet se Paris Saint Germain nuk i ka mbyllur ende llogaritë me sezonin 2019-2020, pasi në muajin gusht do t’i rikthehet garës në Ligën e Kampionëve, trofe që do të provojë ta sjellë në kryeqytetin francez.
Sipas informacioneve të fundit nga Turqia, sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, po mendon largimin që në merkaton e dimrit nga…
Një avion mallrash dhe një avion pasagjerësh janë përplasur të shtunën në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke shkaktuar…
Kanë kaluar tre muaj që nga vdekja e zyrtarit policor, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pasi u godit nga…
Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku të martën…
Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…
Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…