sport

Plas Covid-19 te klubi i Superiores, 10 të infektuar

10 të infektuar te Kukësi para nisjes së kampionatit. Klubi verilindor ka dalë me njoftim për shtyp dhe zbulon që shtatë prej tyre janë futbollistë. Gjithashtu ka edhe të tjerë që janë konkakt i tyre. Në këto kushte Kukësi ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes me Dinamon.

NJOFTIMI: Pas kthimit të ekipit nga pushimet, ku shumë futbollistë kanë udhëtuar jashtë vendit, klubi është kujdesur që futbollistët dhe stafi teknik, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të mos rrezikojnë shëndetin e të tjerëve.

Të lidhura

None found

Në kushte të tilla, klubi ka kryer 3 testime të Covid 19 dhe kane rezultuar të prekur 7 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit teknik. Njëkohësisht, janë edhe disa futbollistë të dyshuar duke qenë se jetojnë në një banesë me të prekurit dhe kanë kontakt të vazhdueshëm.

Në kushte të tilla, të prekurit por edhe të dyshuarit, janë karantinuar në banesat e tyre duke shmangur kontaktin me pjesën tjetër të ekipit megjithatë, të tjera teste do të kryhen ditë pas dite.

Sipas kalendarit, skuadra do të zhvillojë të shtunën e datës 15/01/2022 ndeshjen ndaj Dinamos, por në kushte të tilla nuk mund të flitet për një ndeshje normale futbolli.

Klubi ka kërkuar në rrugë zyrtare në FSHF shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, duke qenë se organika e ekipit është e cunguar por njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës sonë por edhe ekipit kundërshtar./ h.ll/albeu.com

të fundit

Two planes collide at Miami airport, damaging UPS and Copa Airlines aircraft

Një avion mallrash dhe një avion pasagjerësh janë përplasur të shtunën në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke shkaktuar…

4 minutes ago

Astrit Haraqija among six arrested in Operation “Silence” on suspicion of cocaine trafficking

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, raportohet se është arrestuar të shtunën në mbrëmje, në kuadër të një operacioni anti-drogë të…

4 minutes ago

Shkencëtarët paralajmërojnë: El Niño mund të sjellë krizën më të rëndë klimatike në 1,000 vjet

Fenomeni klimatik El Niño pritet të shkaktojë pasoja të rënda në mbarë botën, ndërsa parashikimet flasin për një nga episodet…

4 minutes ago

Three months after police officer Altin Kryeziu’s death, family members express their grief at his absence

Kanë kaluar tre muaj që nga vdekja e zyrtarit policor, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pasi u godit nga…

5 minutes ago

New traffic lights alter traffic flow in Skopje, intersection of Skupi and Ljubljanska streets closed

Kryqëzimi mes rrugëve „Skupi“ dhe „Ljubljanska“ në Shkup është mbyllur plotësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të punimeve për…

5 minutes ago

Astrit Haraqija mes gjashtë të arrestuarve në operacionin “Heshtja”, dyshohet për trafikim kokaine

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, raportohet se është arrestuar të shtunën në mbrëmje, në kuadër të një operacioni anti-drogë të…

6 minutes ago