Categories: Uncategorized

Te Dortmundi nuk e shohin katastrofë nëse një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus

Drejtori i Borussia Dortmundit, Carsten Cramer, thotë se nuk do të ishte katastrofë për Bundesligën gjermane nëse një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus.

Bundesliga e Gjermanisë do të bëhet liga e parë e madhe e futbollit në Evropë që do të rifillojë pas pauzës së detyrueshme shkaku i koronavirusit. Bundesliga do të rifillojë këtë fundjavë.

Të lidhura

None found

“Ne jemi të lehtësuar që futbolli po kthehet. Në momentin kur thonë, ‘Dortmund, ke tepër teste pozitive’ atëherë do të marrim një vendim. Por, deri më tash kemi pasur vetëm rezultate negative në teste”, ka thënë Cramer për “BBC Sport”.

Tre persona, prej tyre dy futbollistë, te klubi i Bundesligës, Koeln, kanë dal pozitiv me koronavirus dy javë më parë, ndërsa Dynamo Dresdeni, që garon në Bundesliga 2, është dashur të fusë në karantinë gjithë skuadrën dhe stafin e trajnerëve për dy javë pasi dy lojtarë kanë dal pozitiv me koronavirus.

Çdo klub i Bundesligës gjendet në karantinë për një javë, duke shkuar vetëm në relacion hotel – kompleks stërvitor.

Dortmundi të shtunën luan kundër Schalkes. Cramer ka thënë se rikthimi i ndeshjeve ka qenë jetësor për sigurinë financiare të klubeve dhe ligës.

“Një testim pozitiv nuk do të jetë katastrofë përderisa të kemi rregulla dhe rekomandime se si të veprojmë në rast të tillë. Ne jemi të lehtësuar dhe kënaqur që mund të rifillojmë, pasi pa rifillim jo vetëm Dortmundi, por Bundesliga do të ishte në telashe të mëdha”, ka thënë Cramer.

Cramer ka thënë se policia do të kontrollojë jashtë stadiumit “Westfalen” për të siguruar që të mos ketë tubime të tifozëve. Ndeshjet do të luhen pa shikues.

“Ne kurrë nuk preferojmë të luajmë pa shikues, por në kriza si këto, pa një alternativë tjetër, është më mirë të luajmë pa shikues sesa të mos luajmë. Do të ketë forca të policisë rreth stadiumit. Në Gjermani është ende e ndaluar të ëndrojnë jashtë më tepër se tre persona së bashku”, ka shtuar Cramer.

të fundit

Pastrohet rruga në hyrje të Shtërpcës pas dëmeve nga stuhia

Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë Kosovën, ekipet e mirëmbajtjes kanë nisur ndërhyrjet në terren për të…

9 minutes ago

Mediat serbe shtrembërojnë aksionin për shembjen e vilave pa leje në Ujman, duke e paraqitur si goditje ndaj serbëve

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

10 minutes ago

Makinat elektrike po ulen në çmim, barazia me modelet me djegie pritet deri në vitin 2030

Makinat elektrike janë bërë dukshëm më të lira në Evropë gjatë pesë viteve të fundit, me barazinë e çmimeve midis…

19 minutes ago

Sony do të heqë dorë nga disqet fizike për lojërat e reja të PlayStation

Sony njoftoi sot se do të ndalojë publikimin e lojërave të reja për "PlayStation" në disqe fizike duke filluar nga…

20 minutes ago

Regjistrohet viktima e parë nga stuhia e fuqishme në Kosovë: I moshuari rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë dhe ra me kokë në tokë

Është regjistruar viktima e parë nga stuhia e fuqishme që ka “mbërthyer” së fundmi Kosovën. Sipas mediave vendase, mësohet se…

23 minutes ago

Leandro Paredes reagon pas incidentit në finalen e Botërorit: “Kombëtarja më e mirë në historinë e Argjentinës”

Leandro Paredes ishte një nga personazhet më të përfolur të finales së Kupës së Botës 2026, por jo për paraqitjen…

28 minutes ago