Taulant Seferi i lindur në Kumanovë, ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë, teksa pas ekipeve të moshave, ka luajtur edhe me ekipin e parë.taulant seferi
Këtë sezon luan i huazuar te skuadra zvicerane e Ksamaksit, ku është i huazuar nga Jang Bojs. Në një prononcim të dhënë së fundmi Taulant Seferi, ka thënë se do të bisedojë me ekipin e tij dhe do të vendosë për të ardhmen, duke shtuar se ka si objektiv të luaj në 3 kampionatet më të mëdha.
Edhe këtu në Zvicër janë mbyllur të gjitha dhe ne mundohemi ta mbajmë vetë trupin në formë.
Sezoni në aspektin individual? Shpresoj që kjo situatë të kalojë dhe ne të kthehemi të luajmë përsëri. Sapo të përfundoj huazimin te Ksamaksi në fund të sezonit do rikthehem te Jang Bojs që kanë kartonin tim, ku shanset janë që të qëndroj. Do bisedoj dhe nëse nuk më shohin si një lojtar kyç atëherë do largohem, por të shohim.
Në Kombëtare është një konkurrencë e madhe, por mendoj se kjo është diçka e mirë për mua, pasi duhet të punoj më shumë dhe të zë një vend te Shqipëria.
Në Maqedoni ka shumë talente dhe Shqipëria duhet të shikojë më shumë edhe në këtë vend.
Kosovë-Maqedoni? Do shkoj ta shikoj ndeshjen live nëse e kam të mundur, por mendoj dhe shpresoj në një kualifikim të Kosovës.
Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e familjes që të luaja për Shqipërinë, e cila është edhe kombi im.
Shkëndija e Tetovës dhe lojtari më i mirë shqiptar? Për momentin jam akoma i ri dhe nuk mendoj për Shkëndijën, pasi dua të luaj në Europë. Lojtari më i mirë te Shqipëria për të gjithë kohën është Igli Tare, por pëlqej shumë edhe Canën.
Shoku më i mirë te Kombëtarja? Etrit Berisha, i cili më ka trajtuar shumë mirë dhe ka bërë shaka me mua që në fillim.
E kam si objektiv në karrierë, që të luaj në 3 kampionatet më të mëdha në Europë.”, u shpreh mesfushori për “Supersport”.
Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…
Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…
Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…
Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me…
Mbrëmjea e djeshme në "Big Brother VIP Kosova", solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi…
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…