Categories: Uncategorized

Tare: Serie A duhet të përfundojë, rikthehemi në stërvitje të mërkurën

Igli Tare mendon se ky sezon në Serie A duhet të përfundojë dhe të shpallet kampioni në fushën e blertë.

Në një intervistë për Sky Sport, drejtori sportiv i Lazios rriti dozën e polemikave teksa foli për disa tema që lidhen me aktualitetin e futbollit italian, me Taren dhe Lazion e tij që besojnë fort te titulli kampion dhe kjo është arsyeja që duan me çdo kusht rifillimin e këtij sezoni të Serie A, ku pas 26 javësh, bardhekaltrit e shohin veten vetëm 1 pikë pas Juventusit.

Të lidhura

None found

“Futbollistët nuk po durojnë dot më pa futboll dhe janë të gatshëm psikologjikisht për të luajtur. Dje festuan të gjithë, pasi, më në fund, mund të rikthehemi në fushë. Dëgjoj fjalë që Ministri i Sporteve mund të vendosë ndërprerjen e kampionatit, por nuk është në kompetencat e tij”.

KAMPIONATI – “Është shumë e rëndësishme të mbyllet ky sezon. Lazio ka qenë klubi i parë që u ndal dhe një nga klubet e para që ka respektuar të gjithë direktivat që prej ditës së parë. Ne do e nisim stërvitjen të mërkurën. Flitet sikur kemi frikë nga gara për titull, por nuk jemi të shqetësuar”.

TITULLI – “Kemi fituar gjithçka në fushë, mungojnë 12 ndeshje dhe jemi një pikë larg Juventusit. Më duket e madhe fjala titull. Ne duam të japim një sinjal të fortë për sistemin italian të futbollit. Kemi qenë agressive, sepse ndalesa e Serie A, që është industria e tretë në vend, do të shkaktojë dëme shumë serioze”.

FIFA – “FIFA dhe UEFA, e kanë sqaruar mirë që kampionatet duhet të përfundojnë brenda vitit kalendarik. Ka shumë rëndësi ta mbyllim këtë sezon, edhe nëse do të na duhet ta rinisim në shtator”.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago