Pas testeve mjekësore të kryera pak orë më parë, mbrojtësi francez Pierre Kalulu sapo ka mbërritur në Casa Milan për të firmosur kontratën që do ta lidhë me klubin kuqezi për të paktën 5 sezonet e ardhshme.
Futbollisti 20-vjeçar është rritur në akademinë e Lyonit, ku mbante edhe shiritin e kapitenit në skuadrën e të rinjve, por i përfundoi kontrata më 31 maj dhe Milani u tregua më i shpejtë për të marrë shërbimet e tij, duke qenë se ndiqej nga shumë klube.
None found
Kalulu luan si mbrojtës i djathtë, por shpesh është përdorur edhe në qendër të këtij reparti, ndërsa me lojën e tij ka spikatur vazhdimisht në ekipin e të rinjve të Lyonit, duke tërhequr vëmendjen edhe të klubeve si PSG e Bayern Munchen.
Megjithatë vlen të theksohet se Pierre Kalulu nuk ka debutuar ende në një ndeshje të Ligue 1, pasi te Lyon nuk kanë preferuar ta promovojnë, për shkak edhe të mungesës së rinovimit të kontratës.
UEFA po e shqyrton seriozisht mundësinë që Arsene Wenger të jetë kandidati i saj për ta sfiduar Gianni Infantinon në…
Trajneri i njohur italian Fabio Capello ka bërë një krahasim të veçantë mes njërit prej yjeve të Juventusit dhe talentit…
Një seri përgjimesh telefonike, të kombinuara me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i automjetit të marrë…
Prej miratimit të akteve normative, Policia ka gjobitur mbi 100 protestues paqësorë dhe ka shoqëruar në komisariate shumë prej tyre,…
Presidenca reagon pas kritikave për fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia…
Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, ndërsa në rend dite kanë çështje të ndryshme…