Manchester City është parashikuar nga një super kompjuter që ta mbyll sezonin para Liverpoolit, që është kampion aktual.
Reds fituan sezonin e shkuar titullin me një epërsi të madhe prej 18 pikësh ndaj Manchester City.
None found
Por superkompjuteri i “talkSPORT” ka parashikuar që skuadra e Jurgen Klopp nuk do të jenë në gjendje të mbrojë statusin e tyre si kampion deri në fund të sezonit 2020-21.
City të cilët kanë forcuar skuadrën e tyre me emra si Nathan Ake dhe Ferran Torres, parashikohet të përfundojnë të parët, ndërsa Liverpool të dytët.
Chelsea edhe pse ka përforcuar dukshëm skuadrën me emra si Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Malang Sarr, Thiago Silva dhe Kai Havertz, nuk shihen në dy pozitat e para.
Superkompjuteri ka parashikuar që skuadra e Frank Lampard do të përfundojnë në vendin e tretë dhe do të jetë sigurt në Ligën e Kampionëve. Manchester United, i cili përfundoi i treti sezonin e kaluar, do të jetë i katërti.
Arsenali parashikohet të përfundojë i pesti, ndërsa Tottenham pritet ta përfundojnë në vendin e gjashtë.
Fulham, West Ham dhe West Brom janë tri klubet janë parashikuar si të rëna nga elita.
Më poshtë e gjeni renditjen e plotë të parashikuar nga super kompjuteri.
20. Fulham (bie nga katergoria)
19. West Ham (bie nga katergoria)
18. West Brom (bie nga katergoria)
17. Burnley
16. Aston Villa
15. Crysatal Palace
14. Brighton
13. Leeds
12. Newcastle
11. Sheffield United
10. Southampton
9. Everton
8. Leicester City
7. Wolves
6. Tottenham
5. Arsenal (kualifikohet në Ligën e Evropës)
4. Manchester United (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)
3. Chelsea (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)
2. Liverpool (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)
1. Manchester City (kampionët i Ligës Premier)
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…