Categories: Uncategorized

Super lajm për Barcelonën, Suarez pritet të kthehet më shpejt sesa ishte menduar

Më në fund një lajm i mirë për Barelonën nga infermieria. Sulmuesi uruguajan, Luis Suarez pritet të kthehet më shpejt sesa ishte menduar.

Luis Suarez është duke vuajtur për momentin nga një lëndim i gjurit të djathtë, shkaku i të cilit edhe është bërë operacion.

Të lidhura

None found

Lëndimi, të cilin e pësoi gjatë humbjes 3:2 në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit, ishte në po të njëjtin vend si me lëndimin që ia kishte pamundësuar atij të luante në finale të Kupës së Mbretit kundër Valencias sezonin e kaluar.

Para se të lëndohej, Suarezi kishte luajtur në 23 ndeshje këtë sezon dhe kishte kontribuar me 14 gola për klubin katalonas.

Pas operacionit, Suarez pritej të mos kthehej më këtë sezon, megjithatë Goal ka mësuar se procesi i tij rikuperues po shkon më shpejt sesa që ishte menduar, pasi që tanimë e ka hequr allçinë nga këmba.

Sulmuesi beson se ai mund të kthehet në kohë për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohen në fund të prillit, nëse Barcelona arrin deri në atë fazë.

Nëse Suarezi kthehet në atë periudhë, atëherë ai do të mundë t’i ndihmonte Barcelonës edhe në katër ndeshjet e fundit të sezonit në La Liga, të cilat mund të jenë vendimtare në luftën kundër Real Madridit për titull.

të fundit

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë

Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…

10 minutes ago

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…

55 minutes ago

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

1 hour ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

1 hour ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

2 hours ago

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, niveli më i ulët në 17 vite në janar-mars

Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…

2 hours ago