Categories: Uncategorized

Starova në Pressing: Unë te Partizani? Lojtarëve t’i kërkohen të japin shpirtin në fushë

Një ndër të ftuarit në Pressing, në ABC News, është edhe Ermal Tahiri. Ish-futbollisti i njohur e nisi analizën e tij me ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit, ku përveçse i thuri elozhe verilindorëve, i vuri “faj” dhe portierit të dytë të Partizanit, Aldo Teqja.

“Nuk dua të kapem te portieri i Partizanit, aksioni i Kukësit ishte model. Edhe gjuajtja e Abazit ishte e zgjuar, e mposhti në shtyllën e parë. Ishte meritë e lojtarit, por dhe gabim i portierit. Me ndeshjen që pashë unë, Kukësi ishte superior ndaj Partizanit. Partizani, me tonifikim dhe me motivim në pesë ndeshjet e ardhshme, e kap Europën” u shpreh Tahiri.

Të lidhura

None found

Ndërsa Starova, shtoi: “Partizani tani do kurajo! Në këtë gjendje, ka mundësi të kapë UEFA-n, shpëton sezonin. Unë po bëj nxehje që të marr Partizanin? Kam shtatë muaj që dal nga liqeni për të bërë nxehje. Duhet një analizë teknike për situatën te Partizani, duhet të punojnë për sezonin tjetër por dhe të kapin Europën këtë sezon. Lojtarëve t’i kërkohen të japin shpirtin në fushë.

Drejtuesit të rrinë me skuadrën, të sakrifikojnë dhe të mos rrinë me familjet e tyre. Në këto momente, kjo skuadër do grumbullim, izolim, karikim, për të kap atë që mund të kapë. Po kapi Europën, e ka shpëtuar sezoni.

Tani, me këto dy ndeshje kuptojmë që Mala dhe Çinari nuk dalin nga formacioni, shpresoj të rikthehet dhe Alban Hoxha, pasi është i ri ai portieri (Teqja). Ky Partizani do vetëm përkrahje dhe lojtarët të japin maksimumin”, tha Starova.

të fundit

Pas përjashtimit të Elisa Spiropalit dhe largimit të Marjana Koçekut, PS zbret në 81 mandate në Kuvend! Rama duhet të shtrijë dorën te PSD

Me përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i PS dhe me largimin më herët të Marjana Koçekut, kjo forcë…

2 minutes ago

Maqedonia e Veriut kryeson rajonin në Indeksin e Diversitetit të Medias

Maqedonia e Veriut u rendit e para midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Indeksin e ri të Diversitetit të…

8 minutes ago

Parastoo Ahmadi dënohet me 74 goditje me kamxhik për koncertin pa hixhab

Këngëtarja iraniane Parastoo Ahmadi u godit 74 herë me kamxhik të hënën për një performancë gjatë së cilës u shfaq…

9 minutes ago

Tetë emra në listën e Luis Enriques për përforcimin e sulmit në janar

Paris Saint-Germain i Luis Enriques po kërkon të përforcojë sulmin e tyre në afatin e janarit pas lëndimeve serioze të…

23 minutes ago

Manchester United kufizohet nga buxheti: më pak se 60 milionë euro për merkaton e janarit

Manchester United do të ketë më pak se 60 milionë euro në dispozicion për afatin kalimtar të janarit dhe pritet…

23 minutes ago

Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës për operacionin: S’po kërkoj botoks dhe mbjellje flokësh, dua ta zgjedhë familja ime

Gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, është lexuar deklarata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka shpjeguar arsyet përse…

27 minutes ago