Drejtori sportiv i Partizanit Olsi Rama përsëriti akuzat ndaj gjyqtarit Juxhin Xhaja, duke i faturuar humbjen turpëruese të të kuqve në derbin e së premtes 5-1 duke e fajësuar për kartonin e kuq të Enea Bitrit, moment që ndryshoi krejtësisht takimin.
Në studion e “RTSH Sport”, Rama theksoi se për aq kohë sa matematika e lejon, Partizani do të luftojë deri në fund për titullin kampion.
None found
“5-1 në derbi rëndon Partizanin – Është një humbje që dhëmb për përmsat që ka dhe për mënyrën si shkoi. Është një humbje që na bën të ndërgjegjshëm se duhet të bëjmë më tepër. Janë 36 pikë në lojë. Trajneri duhet të rrisë cilësinë e lojës dhe ekipit dhe ne do të qëndrojmë mbi kokë në çdo moment.
Akuzat ndaj gjyqtarit Xhaja – Tani që jam më i ftohtë, arbitri ka ndikuar”, përfundoi Rama.
Referuar thashethemeve se ish-trajneri i Partizanit Skënder Gega ishte kandidat për të marrë stolin e Kukësit, drejtori i Partizanit Olsi Rama shtoi se kjo gjë nuk përbën aspak problem për të.
“Skënderi është trajneri që nxori Partizanin kampion. Mund të pranojë çdo ofertë për të drejtuar skuadër. Mendova se do të shkonte në Arabinë Saudite kur ishte në negociata. Është ende, mund të ishte dhe trajner i Kukësit. Nuk kam asnjë koment tjetër”, u shpreh Rama rreth lajmeve se Gega pritet të merrte drejtimin e Kukësit.
Në vazhdim të emisionit “Rubrika Sportive”, Rama theksoi se Partizani ishte dominues në lojë ndaj Tiranës duke iu referuar stastikave. Ai gjykoi se skuadra duhet ta kishte menaxhuar më mirë situatën.
“Prandaj si rrjedhojë, dhe sigurisht ishte një gabim jo për nivelin e mbrojtjes së Belicës që futi në panik ekipin. Të mendosh që do të luash 80 minuta me 10 lojtarë, e komplikon çdo gjë më tej. Megjithaë, më kanë kontaktuar qoftë si Olsi apo si drejtor i Partizanit se Partizani me volumin e lojës e dominoi Tiranën. Me goditje këndi ishim 12-1. Kur ndeshja shkon 3-1 aty u thye çdo gjë. Gjithësesi për një ekip kampion, edhe menaxhimi i situatës duhet të jetë i vëmendshëm. Është një gjë që dhëmb, është proçesi i rritjes së moralit në vazhdimësi”, u shpreh Rama për analizën e derbit Tirana-Partizani 5-1.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për…
As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në…
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë,…
Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin…