Categories: Uncategorized

Skandali i trukimeve, shteti europian anullon kampionatin dhe përjashtojnë 5 klube

Trukimi i ndeshjeve është kthyer përsëri në temë diskutimesh në Shqipëri si një fenomen që përsëritet e që nuk ndalet prej shumë vitesh.

Një nga arsyet është edhe fakti se FSHF nuk merr asnjëherë vendime të rëndësishme për të ndalur këtë fenomen, pavarësisht se premton gjithmonë luftë ndaj tij.

Të lidhura

None found

Ndoshta në institucionin e futbollit duhet të marrin shembull nga Armenia, ku sot është marrë një vendim shumë i rëndësishëm në këtë aspekt, duke u nisur nga raportet që UEFA u dorëzon sistematikisht, ashtu siç bën në vendin tone.

Federata Armene e Futbollit sot ka vendosur që të anullojë përfundimisht kampionatin e Kategorisë së Parë (kategoria e dytë sipas sistemit të futbollit në Armeni).

Arsyeja është numri i madh i ndeshjeve të trukuara që I raportoheshin nga ndërkombëtarët. Federata vendase nuk ka hezituar dhe duke marrë shkas nga raportet e njëpasnjëshme të kombinuara me hetimet e organeve vendase dhe autoriteteve shtetërore, i ka bënë kyçin kampionatit.

Kështu, janë përjashtuar nga kampionati për 2 vite 5 klube dhe janë dënuar 68 persona. Mes tyre janë sponssorë e president klubesh, drejtues të ndryshëm e lojtarë, të gjithë të cilësuar si protagonist e bashkëpunëtorë në një numër të madh ndeshjesh të trukuara gjatë sezonit të fundit me qëllime përfitimi nga bastet sportive. Pjesa më e madhe e tyre janë dënuar përjetësisht nga Federata Armene, e cila ka marrë këtë vendim të paprecedent në nivele të tilla. Kampionatit i mbeteshin vetëm 5 javë për t’u mbyllur zyrtarisht e tani vendimet për ngjitjen e rënien do të jepen nga organet drejtuese të institucionit.

/vipsport.al/

të fundit

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, lihet në burg autori i dyshuar! Policia ende në kërkim të tjetrit

Gjykata e Tiranës dha sot (22 maj) masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të ndaluarit një ditë më parë,…

4 minutes ago

Jo vetëm Palmer, Tuhel lë jashtë listës përfundimtare të Anglisë edhe yllin e Realit! Shpërthejnë tifozët para Botërorit

Tomas Tuhel, ka surprizuar me listën e Anglisë. Sot janë zyrtarizuar 26 emrat ku anglezët do të besojnë për rikthimin…

20 minutes ago

Rama në Tokio: Japonia dhe Shqipëria ndajnë vlera dhe parime të përbashkëta, të gatshëm të forcojmë marrëdhëniet në ekonomi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Tokio, ku në nder të tij u mbajt dhe një ceremoni…

36 minutes ago

Kryeministri Rama në Japoni, pritet me ceremoni zyrtare nga homologia Sanae Takaichi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur me ceremoni zyrtare në Japoni nga homologia, Sanae Takaichi në kuadër të vizitës…

1 hour ago

Berisha: Nuk ka pakt me mazhorancën për miratimin e rregullores së Kuvendit! Zgjedhjet në PD? Një nga motot është ripërtëritja e partisë

Ish-kryeminstri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mohuar zërat për një pakti me mazhorancën lidhur…

1 hour ago

Nikos Dendias vjen vizitë në Tiranë, media në Athinë: Greqia kërkon rinisjen e negociatave me Shqipërinë për kufirin detar

Greqia po intensifikon përpjekjet për të ringjallur negociatat me Shqipëria lidhur me delimitimin e zonave detare, ndërsa ministri grek i…

1 hour ago