Zv.kryeministri i Shqipërisë, ka lënë mënjanë situatën kaotike që është krijuar nga Koronavirusi, teksa është përqendruar në futbollin e luajtur. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Braçe ka akuzuar hapur FSHF-në, që sipas tij po përcakton garën, jo vetëm sa i përket titullit kampion, por edhe për Europën.
gaz demi erion brace
Zv.kryeministri ka postuar në Instagram edhe videot e atyre që sipas tij janë provat që organi më i lartë i futbollit në vend po favorizon Teutën dhe Bylisin për të kapur Europën.
STATUSI I ERION BRAÇES:
TRE NDESHJE! TRE KRIME!
F$HF VENDOSI!
NE FILLIM VENDOSI GAREN PER TITULL!
TANI PO VENDOS GAREN PER EUROPEN!
Ju kam deshmuar me prova se si ne Superlige, funksionon nje #SISTEMKRIMINAL qe vendos ndeshjet e futbollit;
Fusha eshte thjesht objekt,
gara vendoset sipas hierarkise kriminale te favoreve;
Partizani, Tirana e Kukesi ishin per titull, gara u vendos nga arbitrat, hoqen Partizanin, Kuksi e pasoi sot!
Nga kjo jave po vendoset gara per Evropen;
Dje krimet u konsumuan hapur!
Arbitrat ben gjithcka qe te mos humbte Teuta e Ballshi, gjithcka, penallti ne favor te tyre e penallti te pa dhena kunder tyre!
TE GJITHA HAPTAZI AKTE KRIMINALE!
Laci u mund, Teuta ndaloi, Ballshi ndaloi, ndaj sot duhej mundur Partizani!
E MUNDEN ME AKTE KRIMINALE, DY;
NJERA PENALLTI E PAQENE, TJETRA PENALLTI PER PARTIZANIN E PADHENE!
Hapur fare fare!
Nje arbiter tre meter larg nuk mund te bej kete krim pa garanci!
Garanti ne krim eshte kreu i SISTEMIT, F$HF!
Te shohesh penalltine e pa dhene sot per Partizanin dhe,
te kujtosh penalltine e dhene kunder Partizanit per prekje me Tiranen,
penallti e karton i kuq qe vendosi garen per titull, nuk kerkon me asnje prove per krimin e madh qe po ndodh ne futboll!
FUTBOLLI I PISTE NUK ESHTE FUTBOLL!
Nxirreni fituesin tuaj, nxirrini edhe ekipet per Evropen, por eshte mashtrim,
genjeshter, sic PIRAMIDAT!
KY ESHTE SHKATERRIMI I FUTBOLLIT NE SHQIPERI!
Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…
Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me…
Mbrëmja e djeshme në "Big Brother VIP Kosova", solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi…
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…
Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…