Diego Simeone jo vetëm që ka bërë revolucion tek Atketico Madridi brenda fushës, por gjithashtu edhe jashtë saj, duke e kthyer klubin modest spanjoll në një nga më të pasurat në botë, shkruan Marca.
Fitorja e së shtunës prej 1 me 0 ndaj Real Betisit ia siguroi klubit të tij kualifikimin në Ligën e Kampionëve për herë të tetë radhazi nën menaxhimin e tij, transmeton KOHA.
None found
Simeone ka dërguar Atleticon në Ligën e Kampionëve njëherë si kampion i ligës, dy herë si nënkampion, dhe katër herë nga vendi i tretë. Kurse kanë mbetur edhe dy ndeshje për të parë se në cilën pozitë përfundon në këtë edicion, derisa aktualisht mban vendin e tretë.
Një gjë e tillë i ka sjellë përfitime të mëdha klubit.
E sezoni më përfitues, nuk ishin dy finalet e arritura, por ai i kaluar ku përfitoi 85 milionë euro përkundër diskualifikimit në 1/16 e finales.
Kurse në vitin 2014 dhe 2016 kur kishte arritur në finale klubi kishte përfituar 50 respektivisht 70 milionë euro.
Këtë sezon, deri më tani, ka përfituar 76 milionë euro.
Në total Atletico për këto sezone ka arkëtuar mbi 417 milionë euro.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…