Diego Simeone ka ritheksuar se Atletico Madridi synon ta mbajë Julian Alvarezin, edhe pse Barcelona po shfaq interes të madh për transferimin e sulmuesit argjentinas.
None found
Gjatë kësaj vere, Barcelona e ka bërë të qartë disa herë dëshirën për ta afruar lojtarin. Klubi katalanas ka paraqitur edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh, por ajo është refuzuar nga Atletico.
Drejtuesit nga Camp Nou po shqyrtojnë mundësinë që propozimi i radhës të arrijë në rreth 120-130 milionë euro. Edhe pse vetë lojtari dëshiron të kalojë te Barcelona, kjo nuk e ka bindur Atleticon të ndryshojë qëndrim.
Simeone konfirmoi sërish se klubi tashmë e ka marrë vendimin dhe se Alvarez do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madridit.
“Gjithçka është shumë e qartë. Klubi ka marrë një vendim, të cilin Miguel Angel e shpjegoi shumë mirë. Ne jemi shumë të kënaqur me Julianin dhe, në aspektin sportiv, do ta ndihmojmë që të vazhdojë të zhvillohet e të përmirësohet, si dhe të na japë sërish atë që na ka ofruar gjatë këtyre dy viteve. Ishte një marrëveshje e shkëlqyer”, deklaroi fillimisht Simeone.
“Kemi disa vështirësi dhe tashmë e pamë atë që ndodhi me Griezmannin. Nuk shoh rrugë tjetër përveçse të punojmë siç duhet në planin sportiv dhe të përpiqemi ta ndihmojmë, njësoj siç kemi bërë gjatë dy viteve të fundit”, përfundoi trajneri i Atleticos.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…
Mund të bisedojë, të bëjë shaka dhe të sillet sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, disa ndryshime në shikim, mimikë…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…