Verder Bremen arriti të marrë një barazim 2-2 në shtëpinë e Heidenheim dhe të arrijë kualifikimin falë dy golave në fushë kundërshtare, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0.
Pas ndeshjes gëzimi i Rashicës me shokë ka qenë i madh për shkak se arritën të qëndronin në Bundesliga, pas një gare të ashpër me Fortunën dhe Paderborn e më pas në dy ndeshjet e “Play-Out”.
None found
Festa e madhe e bardhejeshilëve ka ngjallur reagimin e tifozëve ultras të Heindenheim, të cilët kanë vendosur të sulmojnë autobusin e Verder Bremen.
Siç mësohet nga mediet gjermanët, autobusi i Rashicës me shokë është goditur me mjete të forta, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar dhe ky incident ka kaluar pa asnjë pasojë edhe falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë.
Edhe në qytetin e Bremenit festimet i kanë kaluar kufijtë, me tifozët që e kanë tepruar duke hedhur shishe e plasur fishekzjarre, çka ka shkaktuar disa të lënduar, ku njëri prej tyre ka përfunduar i shtruar në spital.
Këtë të enjte, Gjykata e Shkodrës vendosi masën “arrest me burg” për biznesmenin Prel Gjoni, pronar i market “Xhedis”, i…
‘Ylli’ i ri i Barcelona, Lamine Yamal, është parë në Greqi në shoqërinë e influencueses spanjolle, Inés García, duke shtuar…
Nejmar po përballet me një tjetër dëmtim. Në Brazil konfirmohet se do mungojë te Santosi, ndërsa pritet t’i bashkohet Brazilit…
Bella Hadid ka tërhequr sërish vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë, duke u shfaqur me një look elegant dhe…
Ernest Muçi, po thyen rekorde si 25-vjeçari që është produkt i futbollit shqiptar. Dje u zyrtarizua nga Trabzonspor, që vendosi…
Rrjetet sociale u “tronditën” së fundmi nga disa imazhe virale që pretendonin se Khloé Kardashian dhe Michael B. Jordan mund…