Artan Shyti, drejtor i përgjithshëm i Teutës, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Shyti foli për Ndeshjen e Yjeve, që do të luhet nesër në “Air Albania”.
“Ne këtu nuk jemi për të bindur njëri-tjetrin. Unë kam përshtypjen se kohën që e harxhuam për këtë debat, duhet ta shpenzonim për të nxitur njerëzit për të shkuar në stadium. Ne duhet t’iu themi njerëzve shkoni në stadium, nuk janë dallavere. Jam dakord se siç grumbullohet një kombëtare, do të ketë njerëz që e mendojnë ndryshe listën. Por nëse ne merremi me këto detaje dhe dalim nga ideja që po bëhet për një qëllim të caktuar ky eveniment.
None found
Për mua, Shulku trajner është pikëpyetje, sepse nuk ka qenë ndonjëherë trajner i kombëtares. Edhe pse është sekretar i Federatës, pas 2000-shit ka pasur trajnerë Shqipëria. Unë jam këtu për t’iu thënë njerëzve që t shkojnë në stadium, pasi është një aktivitet me qëllim shumë të mirë. Sindikata ka marrë leje në Federatë, ka marrë dhe mbështetjen e saj pasi askush nuk mund të bëjë asnjë aktivitet futbollistik pa miratimin e Federatës.
Fjala yje, legjenda, janë abuzuar pafund në Shqipëri. Merri 50 lojtarë, bëji katër ekipe, dhe të luajnë të gjithë bashkë. Edhe shqiptarët duan të shohin ish-futbollistët të gjithë bashkë. Nuk e përjashtoj faktin që në listë kanë ndikuar edhe dëshirat personale. Por nuk dua të flas për atë listë, them atë që mendoj unë. Këto gjëra, mund të diskutohen pas ndeshjes. Sot, duhet t’iu themi njerëzve që të shkojnë në stadium, se kauza duhet mbështetur”.
Dejan Kulusevski (26 vjeç), një lojtar i kombëtares suedeze dhe i Tottenham Hotspur, ka bërë një hap të madh drejt…
Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje shiu që rruga mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës të pushtohet nga uji.…
Bullgaria kërkon afat konkret nga Maqedonia e Veriut për ndryshimet kushtetuese dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e…
SPB Tetovë njofton se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Sektori për Parandalim…
Katër zjarre të në ambiente të hapura janë aktive në vend, ndërsa 27 janë shuar, sipas raportit të mëngjesit të…
Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar ngjarjen e Procesit të Berlinit për financat e paligjshme, me temën…