Categories: Uncategorized

Kaçaj shpërthen: Duka e ka bërë listën, Shulku poshtë meje 500 herë! Palo federatë

Salvador Kaçaj, ish-futbollisti i kombëtares, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News.

Ndeshja e Solidaritet që zhvillohet nesër në “Air Albania Stadium”, mes ish-lojtarëve të Kombëtares shqiptare, Greqisë, Turqisë dhe Italisë, ka ngjallur debate të shumta në lidhje me listën.

Të lidhura

None found

“Pse nuk jam unë? Ju e dini shumë mirë. Kemi kaluar një tërmet të dhimbshëm. Çdo aktivitet duhet mbështetur. Kam dëgjuar se janë ftuar yjet e kombëtares shqiptare, si dhe kombëtaret e fqinjëve. Asnjë yll nuk vjen që krahasohet me Rudi Vatën, Sulejman Demollarin dhe Sokol Kushtën”.

“Kush i ka vendosur kriteret? Kush e bën ndeshjen? E bën Federata dhe e paguan kjo. Turpi nis që te trajneri. Çfarë kërkon Shulku trajner kombëtareje. Shulku është 500 herë poshtë meje si lojtar. Ai ska lidhje me trajnerllekun. Ata që kanë bërë sindikatën nuk e dinë çfarë është, duhet të jetë oponencë e federatës. Është një palo federatë.

Kur ishe në Federatë, kur u bë ndeshje me Gjermanët, ata kishin vënë kusht. Duhet të jenë lojtarë që kanë luajtur kundër tyre. Nuk isha unë, Jani Kaçi dhe të tjerë. Këtu bëhet me mllef. Ata që janë thirrur janë të nderuar. Shulkut t’i vije turp që e ka pranuar. Listën e ka bërë Duka, kjo nuk ka diskutim. Nuk tallet njeri me mua”.

“Nisma është pozitive, e thashë edhe më parë. Kemi Kushtën para Vatës, kemi Demollarin. Kush e ka vendosur kriterin? Ilir Shulku dhe Armand Duka? Nuk është ftuar as kapiteni im, Rudi Vata. Më jep provën që është vënë kriteri viti 2000.”

të fundit

Bateria e re premton karikim 6-minutësh për makinat elektrike – si funksionon teknologjia GEN4

Sfida e së ardhmes për prodhuesit e baterive të makinave elektrike nuk lidhet më vetëm me sasinë e energjisë që…

5 minutes ago

Përballjet e fundit të javës së 14-të në Superligë: Ballkani pret Gjilanin, Drita kërkon fitoren ndaj Feronikelit 74

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program janë…

11 minutes ago

Dita e Alfabetit/ Rama uron me pamje nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe: Nën hijeshinë e këtyre gërmave frymon e ardhmja

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës…

15 minutes ago

Statistikat e ASK-së: Rreth 40 mijë veteranë përfitues, pensionet bazike të moshës kryesojnë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se,…

16 minutes ago

Vora dhe Tirana përballen sot, sfida që mbyll xhiron e 12-të të Superiores

Vora dhe Tirana Dita e sotme kulmon me ndeshjen që mbyll llogaritë e javës së 12-të në “Abissnet Superiore”, ajo…

17 minutes ago

Parashikimi i motit për të dielën: shi dhe temperatura të ulëta në disa zona

Dita e diel do të karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje shiu në…

22 minutes ago