Categories: Uncategorized

Shulku: Nesër presim lajme të mira për futbollin, ja kur mund të fillojë kampionati

Sekretari i Përgjithshëim i Federatës Shqiptarfe të Futbollit, Ilir Shulku ishte i ftuar në emisionin “FanZone” në Supersport, ku foli për hapat që po ndiqen për rifillimin e futbollit në vend, por edhe planet për investime në infrastrukturë.

Do të miratoni aplikimin e 5 zëvendësimeve në kampionatin shqiptar?

Të lidhura

None found

Çështja e 5 zëvendësimeve do të vlejë vetëm për ndeshjet që do të luhen tani në verë, për mbylljen e kampionatit të sezonit 2019-2020. Këto ditë do ta studiojmë për ta miratuar edhe ne në Shqipëri, pasi do të jetë kalendar i ngjeshur dhe do të ketë temperatura të larta, ndaj trajnerët do të menaxhojnë më mirë lodhjen e lojtarëve.

Ka ndonjë lajm të mirë për nisjen e stërvitjes?
Lajmi më i mirë është që nesër në mëngjes grupet e punës do të ulen në Ministrinë e Shëndetësisë, për të diskutuar mbi mundësinë e nisjes së stërvitjes dhe më pas edhe të kampionatit.

Kur do të kërkoni të nisni stërvitjen dhe kur kampionatin?

Nëse biem dakord, ne duam të nisim stërvitjen menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, ndërsa data e kampionatit lidhet ngushtë me datën se kur do të nisë stërvitja. Pra kampionati do të nisë minimalisht 10 ditë pas nisjes së stërvitjes, por koha ideale do të ishte pas dy javëve.

Bëhet fjalë vetëm për Superioren apo të gjitha ligat në Shqipëri?
Bëhet fjalë për futbollin në tërësi, pasi duam që të gjithë verdiktet të jepen në fushë, por të shohim si do të shkojnë bisedimet dhe çfarë protokolli do të miratohet.

A do të ketë tampone në masë për futbollistët?

Kjo do të vendoset nesër në bisedime me përfaqësues të ministrisë, por ne nuk jemi në vendet e prekura në masë, ndaj nuk besoj se do të kemi nevojë për një numër shumë të madh tamponësh.

Kush do t’i sponsorizojë tamponët, pasi nuk besoj se klubet janë të afta ta paguajnë?

Kjo do të jetë një pikë e diskutimit ditën e nesërme, pasi nuk kemi pasur asnjë bisedë paraprake për këtë çështje. Nesër është takimi i parë dhe do të diskutojmë për të gjithë detajet.

Mos ndoshta dy javë stërvitje janë pak para rinisjes së kampionatit?
Unë thashë minimalisht dy javë, por nëse vendosim që stërvitja të nisë në fillim të javës tjetër, atëherë ne do të kemi kohë të mjaftueshme, që të lëmë skuadrat disa ditë më shumë për t’u përgatitur.

A rrezikon FSHF-ja të ketë probleme ekonomike, pasi shpenzoi për pagat e luftës?
Kur ne morëm vendimin për të ndihmuar klubet dhe trajnerët në futbollin shqiptar, llogaritëm mirë mundësitë dhe arritëm në konkluzionin që ato dy paga, ose rreth 800 milionë lekë të vjetra, nuk do të ndikonin shumë në situatën financiare të FSHF-së.

Kur do të shpërnguleni në shtëpinë e re të FSHF-së?

Në fakt sot që flasim e gjithë administrata po punon nga zyrat e reja, por kanë mb etur ende edhe disa punime të vogla për t’u përfunduar.

Kur do të ndërtohet edhe një stadium në jug të vendit?
Jemi në bisedime me klubin e Apolonisë së Fierit, bashkë me bashkinë e qytetit, për të rindërtuar stadiumin atje dhe për ta shndërruar në një impiant modern.

Çfarë po ndodh me stadiumin e Kamzës?

Ka pasur një lajm që ka qarkulluar në media dhe që unë shpresoj të mos jetë i vërtetë, pasi edhe vetë kryetari i bashkisë së Kamzës në një dalje mediatike, pranoi se stadiumi nuk do të preket. Nuk është kompetencë e bashkisë për të ndryshuar destinacionin e një terreni sportiv, ndaj unë besoj që nuk do të preket as stadiumi i Kamzës. Institucionet duhet të kujdesen për të ndërtuar terrene sportive dhe jo për të na i marrë ato.

të fundit

SPB Tetovë arreston një 55-vjeçar nga Tearca, dyshohet për shkaktimin e një zjarri

Më 25.06.2026 në ora 12:00 në Departamentin Policor të Tearcës është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në një arë…

1 minute ago

Dokumenti i Europol zbardh lidhjet e një grupi kriminal shqiptar me kartelin ekuadorian “Los Lobos”

Një dokument i Europol hedh dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq ekuadorian “Los Lobos” ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku…

2 minutes ago

Befasitë nuk e ndalin garën te “Eksperti”, rivaliteti për çmimet kryesore dhe javore mbetet i hapur

Humbjet e papritura të Gjermanisë dhe SHBA-ve befasuan mijëra pjesëmarrës në lojën shpërblyese të Telegrafit, “Eksperti”, por gara për çmimet…

4 minutes ago

Smart City/ Denoncimi i PD: 118 milionë dollarë kredi do të financojnë një kontratë pa tender për kompaninë “Presight Al Ltd”, kostoja është fryrë artificialisht deri në 80 milionë dollarë

Në një deklaratë për mediat,  zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka bërë një tjetër denoncim lidhur me projektin…

20 minutes ago

Eksperti në procesin për aksidentin fatal në Prishtinë: Këmbësori nuk doli papritur në rrugë

Në seancën e së enjtes në gjykimin ndaj Vullnet Gashit i cili po akuzohet për aksidentin me fatalitet në lagjen…

21 minutes ago

Kreu i Hezbollahut i bën thirrje Izraelit të largohet nga Libani: Marrëveshja me Iranin tregon humbjen e SHBA-së në luftë

Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi se Izraeli nuk ka alternativë tjetër veç largimit të pakushtëzuar nga territoret libaneze që…

22 minutes ago